Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa probleme dhe në mënyrë të parashikueshme për pjesën më të madhe të kohës. Por më pas gjithçka kthehet përmbys. Na godet një pandemi globale që u merr jetën milionave njerëz, dhe mbyll në shtëpi miliarda njerëz. Më pas rritet inflacioni, ndërsa rënia ekonomike e kërcënon jetesën tonë.
Një vend pushton një tjetër dhe lufta na prek të gjithëve. Por si ndodh e gjitha kjo?
Ekziston një arsye e përgjithshme për këto katastrofa të papritura e të paparashikuara. Ka të bëjë me diçka që gjendet zakonisht te shumë “sisteme jolineare” në shkencat fizike, biologjike dhe sociale: dukuria e paqëndrueshmërisë së ndërprerë.
Kjo do të thotë, se pas periudhave të gjata të sjelljeve të mërzitshme dhe të parashikueshme, këto sisteme bëhen befas tejet të paparashikueshme, duke shfaqur luhatje ekstreme.
Por çfarë është një sistem jolinear? Është ai, rezultatet e të cilit nuk janë në proporcion të drejtë me inputet. Ne njerëzit jemi sisteme jolineare: nëse fitojmë 1 milion dollarë në një lotari, ka të ngjarë të jemi vërtet shumë të lumtur. Por nëse do të fitonim 4 milionë dollarë, ka të ngjarë të mos ishim 4 herë më të lumtur.
Pra thënë ndryshe: nëse dyfishimi i pasurisë sonë në lotari do të na bënte të lumtur, humbja e pasurisë sonë brenda një nate në një kazino jo vetëm që do të na trishtonte, por do të na shkatërronte si njerëz. Mungesa e linearitetit, është një përbërës kyç që fshihet pas fenomenit të kaosit - procesi që mbështet efektin e famshëm të fluturës - se si një pasiguri e vogël mund të rritet dhe ta bëjë të paparashikueshëm të gjithë sistemin.
Por në sistemet kaotike, efekti i fluturës nuk është plotësisht në lojë gjatë gjithë kohës. Nganjëherë një sistem kaotik mund të jetë i parashikueshëm për një periudhë shumë të gjatë në të ardhmen. Moti është një sistem kaotik jolinear. Ai është shumë i mërzitshëm dhe i parashikueshme për shumicën e kohës.

Por herë pas here bëhet jashtëzakonisht i paparashikueshme dhe ekstrem. Në tetorin e vitit 1987, parashikuesi i motit në "BBC", Majkëll Fish, u tha shikuesve vetëm një ditë më parë të mos shqetësoheshin për erërat e forta, që në fakt shkaktuan stuhinë më të keqe që përjetoi Anglia Jugore në 300 vitet e fundit.
Meteorologët mësuan shumë nga kjo përvojë. U kuptua se evolucioni i asaj që është bërë e njohur në disa qarqe si “Stuhia e Peshkut” ishte jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj efektit të fluturës - shumë më tepër se normalja. Prandaj kur përpiqen të parashikojnë motin, qendrat e parashikimit sot kryejnë mbi 50 simulime, ku secila ndryshon pak nga njëra-tjetra në kushtet e tyre fillestare.
Gjithçka që mund të bëjë një parashikues në një situatë të tillë është të vlerësojë disa probabilitete, apo gjasat e ndodhjes së një ngjarjeje ekstreme. Por parashikimi i një probabiliteti të konsiderueshëm për një ngjarje ekstreme është shumë më mirë sesa parashikimi i një asgjëje të rëndësishme, siç ndodhi në vitin 1987.
Dhe mënyrat e reja të parashikimit të motit po e revolucionarizojnë mënyrën se si agjencitë humanitare dhe të ndihmës pas katastrofave dërgojnë ushqim, ofrojnë, ilaçe, madje edhe në rajonet të më rrezikuara nga moti ekstrem. Një veprim i tillë parashikues ndërmerret kur probabilitetet për një mot ekstrem e tejkalojnë një prag të paracaktuar.
A kemi mundësi ne njerëzit të ndikojmë mbi mundësinë e paqëndrueshmërive të tilla të përhershme? Po. Duke vazhduar të emetojmë gazra serë në atmosferë, duke ngrohur dhe rritur lagështinë në ajër, ne po e shtyjmë sistemin tonë klimatik jolinear drejt paqëndrueshmërisë më të madhe të ndërprerë.

Një nga llojet më shkatërruese të paqëndrueshmërisë lidhet me një pikë kthese, si për shembull shpërbërja e një shtrese të madhe akulli, që do të çojë në një rritje të konsiderueshme të nivelit të detit. Në këtë situatë, ne nuk mund ta zhbëjmë dëmin e shkaktuar thjesht duke reduktuar emetimet e gazrave serë.
Atëherë cilat veprime do të jenë më efektive? Para se të marrin vendime të caktuara, shkencëtarët e klimës përpiqen të modelojnë sistemin klimatik dhe të vlerësojnë se si do të ndryshojë klima si rezultat i skenarëve të ndryshëm të mundshëm të emetimeve në të ardhmen.
Por tek këto vlerësim ka jo pak paqartësi, edhe për shkak të efektit të këtyre emetimeve në proceset e brendshme atmosferike si mbulimi i reve. Unë mendoj se ne duhet të bashkojmë burimet tona ndërkombëtarisht për të krijuar një lloj të ri “CERN-i për ndryshimet klimatike - një organizatë kërkimore ndërqeveritare që do të fokusohet në shkencën e klimës dhe jo tek fizika e grimcave.
Edhe sistemi ynë diellor, që cilësohet shpesh si sistemi më i parashikueshëm nga të gjithë, është në fakt kaotik dhe mund të shfaqë paqëndrueshmëri të përhershme. Mbi 100 vjet më parë, fizikani francez Henri Puankare tregoi se në parim nuk kishte asgjë që i ndalon planetët të largohen papritur nga sistemi diellor.
Fatmirësisht, bazuar tek parashikimet e nxjerra nga simulimet laboratorike, mund të jemi të sigurt se kjo lloj paqëndrueshmërie me ndërprerje nuk do të ndodhë në të ardhmen e parashikueshme (pra edhe për disa miliona vjet).

Gjithsesi, ka shumë më tepër gjasa të ndodhë një version i vogël i kësaj paqëndrueshmërie: një asteroid i vogël të zhvendoset në mënyrë të paparashikueshme nga brezi i asteroidëve dhe të godasë Tokën me një efekt të ngjashëm me shpërthimin e një apo më shumë bombave bërthamore.
Për këtë arsye, NASA po përmirëson aftësitë e saj të parashikimit afatshkurtër të trajektores së asteroideve, dhe po projekton mjetet për të devijuar asteroidët mashtrues nëse ata drejtohen befas nga planeti ynë.
Misioni Dart, ku një anije kozmike u përplas me asteroidin Dimorphos, testoi me sukses aftësinë tonë për t’u përballur me paqëndrueshmëritë e përhershme të rripit të asteroideve duke e ndryshuar trajektoren e një shkëmbi hapësinor që mund të godiste Tokën.
Ndërkohë a mund të parandalojmë shfaqjen e ngjarjeve individuale të motit, si stuhia e vitit 1987 që goditi Anglinë, apo uraganet që shkatërrojnë çdo vit bregun lindor të SHBA-së? Në vitet 1950, u hodh ideja e shpërthimit të bombave bërthamore në pjesë të përshtatshme të atmosferës, për të devijuar uraganet nga trajektorja e tyre e parashikuar, sidomos nëse ato kërcënonin rajonet e populluara.
Por pavarësisht nga problemi i dukshëm i ndotjes radioaktive, moti është shumë kompleks për të qenë në gjendje të kryehet ky lloj kontrolli i motit në një mënyrë të besueshme.
Por moti ekstrem nuk është i vetmi sistem jolinear që ka ndikuar në jetën tonë kohët e fundit.
Përhapja e COVID-19 nuk u parashikua me aq saktësi në fazat e hershme të sëmundjes. Por ajo nxiti zhvillimin e modeleve epidemiologjike mbi parashikimin e numrit të vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga infeksioni me COVID.
Edhe ekonomia globale është një sistem tjetër jolinear që mund të ketë një ndikim të thellë në të gjithë jetën tonë. Janë duke u zhvilluar metoda parashikuese të ngjashme me ato të lartpërmendura. Por krahasuar me parashikimin e motit dhe klimës, këto modele janë në një fazë shumë të hershme.
Për më tepër, aftësia jonë për të parashikuar ekonominë varet nëse bota është në paqe apo në luftë. Një nga pionierët e parashikimit sasior të motit, Luis Ricvardson, zhvilloi gjithashtu disa nga modelet e para sasiore të parashikimit të konfliktit. Ato e përmendën Ukrainën si një pikë potenciale të nxehtë për konflikt që përpara pushtimit të Rusisë.
Shënim:Tim Palmer, profesor i Shoqërisë Mbretërore në fizikën e klimës në Universitetin e Oksfordit.
Përkthyer me shkurtime nga CNA.al
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...