Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në tetor 2022 nisi të largohej ngrohtësia e verës, Rusia filloi një bombardim të termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Objektivi ishte t’u shkaktonte qytetarëve ukrainas një lloj të ri vuajtje gjatë muajve të ftohtë të dimrit.
Këtu përfshihen edhe ata që jetojnë në Kivsharivka, një qytet i vogël në verilindje të Ukrainës, rreth 2 orë e gjysmë me makinë në lindje të qytetit Kharkiv. Qyteza u pushtua nga forcat ruse që në fillim të luftës, por ajo është rikthyer nën kontrollin e Ukrainës që nga shtatori i vitit të kaluar.
Dhe muajt e fundit, banorër e Kivsharivkas janë përballur me armikun më të qetë në dukje por edhe më tinëzar sikurse është i ftohti i madh i dimrit, si dhe shoqëruesit e tij lagështirën dhe mykun. Banorët detyrohen të djegin drugat e pishave që i marrin nga një pyll aty pranë në soba prej druri në ambiente të mbyllura, pavarësisht nga tymi i zi i dendur që del nga tubat e tyre.
Po ashtu gjatë ditës ata grumbullohen rreth burimeve të vogla të ngrohtësisë, siç janë ngrohësit elektrikë kur ka energji elektrike, sobat me gaz kur nuk ka, dhe rreth tubave të kaldajave që dalin mbi sipërfaqe. Dhe e gjithë kjo me një frymë kolektive të një rezistente kokëfortë dhe një guximi praktik.
Aliona Kovaljovën, 48 vjeçe e takova në qendër të qytetit në radhë për t’u furnizuar me ushqime. “Fëmijët e mi u larguan, por unë nuk dua. Ngrohem me ngrohëse elektrike kur ka energji”- thotë ajo. Përballë një blloku apartamentesh, një pemë është ndarë përgjysmë dhe në rrugë është hapur një krater i madh.
Dëmet nga bombardimet mund të shihen lehtësisht pranë një blloku banesash. Pak më tej 3 punëtorët e bashkisë po merren me saldimet për të riparuar tubacionet e çara. “Shtatë punonjës punojnë pa ndërprerje derisa të rregullojnë një rrjedhje. Pastaj përpiqen të pompojnë ujin. Linja pëson sërish defekt në një vend tjetër dhe ne ia fillojmë nga e para”- shprehet Viktor Demçenko, kreu i departamentit të ngrohjes në Kivsharivka.
Një grua e moshuar me një kapuç, pallto leshi dhe dorashka mbështet dorën e saj në një tub të madh. Katerina Karas, 84 vjeçe, ngroh duart ndërsa ka dalë për një shëtitje. “Unë e kam përballuar Luftën e Dytë Botërore dhe do ta përballoj edhe këtë luftë”- deklaron ajo.
Një burrë me mjekër dhe një pallto të rëndë delesh qëndron në oborrin e një pallati. Banesa e Juri Huriakov u godit nga rakatet që hapën një vrimë 3 metra të gjatë. Ai e riparoi disi dhe siç thotë “gjithçka është në rregull”.
Pak më tej 4 adoleshentë të veshur me xhupa, pallto dhe kapuçë ulen mbi një nga tubacionet e kaldajave. Një prej tyre Artem Kasap më thotë: “Më mungon shkolla, futbolli, më mungon festimi i Vitit të Ri normalisht. Tani me shokët po flasim për rrobat që do të vishnim po të mos ishte ftohtë. Uroj që vera të vijë më shpejt...”
Njerëzit që jetojnë në verilindje të Ukrainës janë të mësuar me motin e ftohtë. Në janar dhe shkurt, kur temperaturat në zonë zakonisht bien edhe në -28 gradë Celcius, njerëzit çajnë akullin e trashë për të peshkuar dhe e kremtojnë festën fetare të Epifanisë me një notim në ujërat e akullt.
Për disa edhe ky dimër ka qenë thuajse i njëjtë. Në lumë gjeta një burrë të ulur mbi shtresën e trashë të akullit. Përpara kishte hapur një vrimë e vogël për të peshkuar. Jevgeni Orliuk, 53 vjeç shprehet: “Kur nuk ka energjie elektrike, në shtëpi nuk kam ngrohje.
Sigurisht që jemi të lodhur nga kjo situatë, por çdo bombardim shkakton tek ne më shumë urrejtje për rusët sesa lodhje”. Kivsharivka gjendej përballë një zone me pyje pishash. Brenda tij kishte një bazë ruse kur qyteti ishte i pushtuar, dhe tani ajo zonë është ende e minuar.
Shumë prej pemëve janë dëmtuar për shkak të bombardimeve, ndaj banorët i mbledhin pemët e copëtuara, i lidhin pas biçikletës dhe i çojnë në oborret e tyre për t’u prerë në copa më të vogla për t’i përdorur për ngrohje dhe gatim.
“Shyqyr që e kemi pyllin pranë. Çfarë do të bënim pa të? Në fillim, kur rusët u larguan, kishim frikë nga minat. Por më pas pamë një autoblindë ruse të djegur, dhe menduam se ndoshta ajo nuk do të kishte shkuar atje po të ishte zonë e minuar. Kështu hap pas hapi u futëm më thellë në pyll”- tregon 67-vjeçari Anatoli Demianik.
Anatoli dhe Myiola Bukovski po ngrohen pranë një zjarri në lagjen e tyre, pasi e kaluan mëngjesin duke prerë dru. “Rusët e zakonshëm duan që ne të ngrijmë deri në vdekje. Mendoni, i afërmi im më bërtiti një ditë në telefon: “Uroj që të ngrini për vdekje atje ku jeni!”- rrëfen Demianik.
Në qytet, druri i pishës pritet për t’u përdorur në sobat me dru. Ai digjet shpejt dhe nuk krijon shumë nxehtësi, por druri i lisit ndodhet shumë larg që atje. Një grua e veshur me një pallto të madhe dhe me kapuç në kokë qëndron në një ballkon ku janë stivuar shumë dru zjarri. Nina Holovçenko më thotë: “I kam rrobat e paketuara. Unë doja të largohesha, por nuk e bind dot bashkëshortin. Jastëkët më janë mykur nga i lagështia e madhe”.
Një grua që jeton në Kivsharivka dhe që punon me një organizatë ndihmash, tregoi se nga mbi 18.000 njerëz që jetonin në qytet përpara luftës, tani janë më pak se 4.000, prej të cilëve rreth 150 janë fëmijë. I ftohti është veçanërisht i rëndë për të rinjtë dhe të moshuarit.
“Këtu është shumë ftohtë. Më dhembin këmbët”- shprehet Nina Harceva, 89 vjeçe.
Ajo jeton në një apartament të vogël dhe ngrohet me një sobë të vogël me gaz. “Mbesa ime jeton në Rusi. Nuk e di nëse mund të vijë këtu për të më marrë. Do të shisja banesën time këtu dhe do t’ia jepja asaj paratë. Por për fat të keq, në këtë pjesë të Ukrainës nuk ekziston tregu i pasurive të paluajtshme”- shton ajo.
Katerina Shapovalova jeton me të dashurin e saj dhe 3 fëmijët: Sofia 2 vjeçe, Oleksandër 6 vjeç dhe Svetlana 9 vjeçe. Fëmijët e saj hanë, luajnë, shohin filma vizatimorë, lexojnë libra dhe flenë në një dyshek në korridor pranë një ngrohëseje të vogël elektrike.
Çdo mbrëmje Shapovalova zien disa litra ujë, e shton atë në ujin e ftohtë në vaskë dhe lan fëmijët para se të flenë gjumë. Një vajzë e re ulet pranë të atit duke parë nga dritarja. Në parvaz ka një lodër të vogël ngjyrë rozë dhe disa libra për fëmijë.
Vira Ovçarenko është 6 vjeçe. Babai i saj Jevgen Ovçarenko shprehet: “Më vjen shumë keq për vajzën time që po e përjeton këtë luftë, sidomos kur ka bombardime, ajo është vërtetë e frikësuar. Na mungon qetësia. Dikur jetonim vërtet mirë”.
Ndërsa vajza e vogël tregon: “Kur ka energji, fle vetë në korridor me ariun dhe llambën time të natës, që quhet qielli i yjeve. Kur është errësirë, fle me mamin në dhomën e ndenjes. Unë nuk luaj në dhomën time tani sepse jastëkët këtu janë mykur. Më pëlqen kur nëna ime gatuan petulla dhe unë i ha ato shumë shpejt, duke i kafshuar si karrota”.
Me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, Moska i ka shtuar sulmet përpara asaj që mund të jetë ofensiva më e madhe ruse që nga fillimi i luftës. Por për njerëzit në qytete si Kivsharivka apo qindra ukrainas që janë kuruar në spital për ngrirje gjymtyrësh, hipotermi dhe gjendje të tjera të shkaktuara nga i ftohti, apo për njerëzit që kanë vdekur nga i ftohti, dimri ka qenë gjithçka tjetër veçse jo një pauzë./ Përshtatur nga CNA.al
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...