E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kremlini kundër Ukrainës. Ky konflikt u ka marrë deri tani jetën qindra mijëra njerëzve, ka shkatërruar qytete të tëra dhe ka kthyer në refugjatë miliona familje. Si përgjegjësi kryesor për këtë tragjedi, Vladimir Putin është shndërruar në një simbol të vërtetë të së keqes, i mallkuar në mbarë botën.
Por po ashtu duket se gjithnjë e më shpesh, edhe populli rus trajtohet po si një armik i botës së lirë. Pretendimi kryesor kundër rusëve të thjeshtë: Ju nuk u keni rezistuar politikave agresive të qeverisë suaj, dhe kjo ju bën bashkëpunëtorë të krimeve të luftës.
Unë quhem Ilia Jashin, një politikan i opozitës ruse, të cilin Kremlini po e mban në burg që nga mesi i verës së vitit kaluar. Unë jam dënuar me 8.5 vjet burgim, vetëm sepse kam folur publikisht kundër luftës në Ukrainë.
Por sot dua të them disa fjalë në mbrojtje të kombit tim. Së pari: Ne rusët rezistuam kundër nisjes së kësaj lufte. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe gjatë gjithë vitit 2022, policia në Rusi arrestoi thuajse 20.000 kundërshtarë të luftës.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, protestat janë zhvilluar pothuajse çdo ditë në qytete të ndryshme që nga 24 shkurti 2022, dhe vetëm 18 prej tyre kanë kaluar pa arrestime dhe ndalime. Në këtë sfond, ne kemi parë shembuj të mahnitshëm të guximit civil.
Për shembull, Vladimir Rumjancev, një zjarrfikës në një nga rajonet e vendit, u dënua me 3 vjet burg për ndërtimin e një radioje amatore për të transmetuar raporte kundër luftës. Ndërsa Aleksei Gorinov, anëtar i këshillit të qytetit të Moskës, u dënua me 7 vjet burg pasi bëri thirrje për mbajtjen e 1 minutë heshtjeje gjatë një takimi të këshillit për të nderuar fëmijët ukrainas të vrarë nga ushtria ruse.
Së dyti, shumë rusë po largohen nga vendi për shkak të Putinit. Gjatë vitit të kaluar, u larguan nga vendi rreth 700.000 qytetarë. Shumica e tyre kanë emigruar, duke mos dashur të bëhen pjesë e një agresioni ushtarak të padrejtë. Dua të tërheq vëmendjen ndaj faktit se ky numër është 2 herë më i madh sesa ata që u mobilizuan në luftë pak muaj më parë. Sigurisht, ju ndoshta mund t’i fajësoni ata që zgjodhën të arratiseshin në vend se të zgjidhnin rrugën e rezistencës, burgut dhe torturave. Por fakt është se qindra mijëra bashkatdhetarë të mi braktisën shtëpitë e tyre pas, pasi nuk pranuan të bëheshin vrasës me urdhër të qeverisë së tyre.
Së treti, ata që mbetën në Rusi po jetojnë tamam si pengje. Shumë prej tyre nuk e mbështesin luftën, por heshtin, pasi kanë frikë nga represioni i regjimit. Por heshtja e një pengu, që ka në kokë armën e një terroristi si Putini nuk e bën atë bashkëpunëtor të terroristit.
Përmes kësaj letre unë dua që t’i bëj thirrje urtësisë së bashkësisë ndërkombëtare. Mos i përçmoni rusët, pasi kjo lloj retorike vetëm sa do ta forcojë pushtetin e Putinit. Duke e zhvendosur fajin për krimet e luftës nga junta e Kremlinit te bashkëqytetarët e mi, ju po e lehtësoni barrën morale dhe politike të regjimit të Putinit.
Ju po i jepni atij mundësinë që të fshihet nga akuzat e drejta të njerëzve, që në këtë situatë janë shndërruar në një mburojë njerëzore. Unë e shoh si një gabim të rëndë këtë qasje. Putini i ka shkaktuar vuajtje të mëdha popullit ukrainas. Por me këtë luftë barbare ai po vret edhe vendin tim, Rusinë. Unë besoj se rusët mund të bëhen aleatë të botës së lirë për t’i rezistuar këtij tirani. Mjafton që t’ua shtrini dorën bashkëqytetarëve të mi.
Ilia Jashin, Qendra e paraburgimit nr. 1, Udmurtija, Rusi.
“Time” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...