LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cila është origjina e maskave të karnavaleve?

21 Shkurt 2023, 09:23, Blog CNA

Cila është origjina e maskave të karnavaleve?

Karnavalet? Të gjithë me maska ??për t’u veshur, fshehur, argëtuar dhe bërë shaka. Por cila është origjina e tyre? Çfarë kuptimi dhe rëndësie kanë pasur ato në historinë e njerëzimit?

Në lëkurë, dru, metal, kocka, pëlhura, gurë dhe terrakota: Që nga kohërat parahistorike, njeriu e ka fshehur fytyrën pas maskave. Në rituale dhe kulte, funerale, teatro apo karnavale.

“Nga pikëpamja antropologjike, maska ??është një simbol i rëndësishëm, i pranishëm në shumicën e kulturave dhe transversal në të gjitha epokat".

Simboli i fytyrës, pjesa kryesore e kokës ku përqendrohej fuqia, përdorej dhe përdoret ende për qëllime të ndryshme, por në përgjithësi mund ta përkufizojmë si një mjet për të përfaqësuar diçka duke fshehur diçka tjetër”- thotë antropologu Masimo Çentini.

Ndër të parët që mbanin një maskë të tillë, më i famshmi është padyshim shamani i pikturuar 17-12 mijë vjet më parë nga duart e një njeriu të Epokës Paleolitike në një mur në shpellën Trua Frere në Francë. Studiuesit kanë hipotetizuar prej kohësh se maska ??e tij e drerit, kishte një funksion simbolik në ritualet e gjuetisë, por sot teza vihet në pikëpyetje.

Cila është origjina e maskave të karnavaleve?

“Mendoj se mund të jetë një maskim praktik për t’iu afruar gjahut. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Sot, ashtu si atëherë, vendosja e maskës ishte një operacion ritual, i kryer nga njerëz që kishin një rol të veçantë në komunitet, për të krijuar një lidhje midis botës së dukshme të njerëzve dhe botës së padukshme të shpirtrave ose Perënditë”- nënvizon eksperti italian.

Lidhja me botën tjetër ishte aq e fortë, saqë shpeshherë maskat dhe vdekja shkonin dorë për dore. Ndonjëherë duke kundërshtuar efektet e dëmshme të Njeriut më Kosë, një imazh që simbolizon vdekjen, dhe të tilla ishin maskat mikenase dhe egjiptiane. Dy më të famshmet ishin ajo e Agamemnonit (rreth vitit 1550 Para Krishtit) dhe të faraonit Tutankhamun (vitit 1323 Para Krishtit).

Që të dyja prej ari, dhe të karakterizuara nga tipare realiste, ato përfaqësonin “fytyrën e përjetshme” të të ndjerit. “Ishte një mënyrë për të ndaluar procesin e kalbjes së trupit. Por në kultura të ndryshme, maska ishte gjithashtu një mjet për të ruajtur tiparet e të ndjerit. Si fotot tona mbi varret e sotme”- shpjegon Çentini.

Cila është origjina e maskave të karnavaleve?

Në Romën e lashtë, atdheun e kultit të individit, dëshira për të ruajtur fizionominë e njerëzve të dashur u shndërrua në Ius Imaginum, një privilegj që u njihej fisnikëve, i përshkruar edhe nga Polibi (shek.II Para Krishtit): Pas laudatio funebris, të vdekurin e varrosin në varr ,e ritet e zakonshme të varrimit dhe imazhi i tij, i mbyllur në një arkë prej druri, çohet në vendin më të dukshëm të shtëpisë”- shkruan historiani grek.

Imazhi në fjalë ishte një maskë prej dylli, e marrë direkt nga fytyra e të ndjerit. Ashtu siç bëjnë gjyshërit tanë me fotografitë e vjetra, maskat e të ndjerëve hiqeshin nga ai lloj albumi i madh familjar 3D vetëm në raste të veçanta, për t’u veshur nga njerëz me tipare të ngjashme me pronarët e dikurshëm, të cilët parakalonin gjatë ceremonive të sakrificave publike apo funeraleve të të afërmve prestigjiozë.

“E kush nuk do të nxitej nga pamja e imazheve, që ishin të gjalla dhe frymëzuese?”-pyeste Polibi. Etruskët, grekët dhe romakët i zbukuronin dyert e pallateve dhe qyteteve me fytyrat e kujdestarëve të tmerrshëm e me fuqi të mbinatyrshme. Këto maska ??kishin një funksion apotropaik (nga greqishtja apotrépein, “për të larguar”), pra shërbenin për të frikësuar dhe mbajtur larg shpirtrat e këqij.

Megjithatë, gjatë ceremonive rituale, një maskë e varur mbi një shtyllë mjaftonte për të garantuar praninë e një hyjnie. Historianët spekulojnë se ky ishte funksioni i ovaleve gëlqerore, të prodhuara nga njerëzit e neolitit rreth 7000 vjet më parë.

Dhe sigurisht po këtë funksion kishin maskat e Dionisit që grekët i vendosnin mes gjetheve gjatë riteve të egra të natës për nder të Zotit të Dehjes. Për grekët e lashtë shfaqjet e para teatrale, që u zhvilluan në Athinë gjatë festave për Dionisin, kishin një vlerë fetare. Nuk e dimë nëse ishte kjo arsyeja që nga fundi i shekullit VI P.E.S, paraardhësi mitik i familjes së madhe të tragjedianëve grekë, Tespis, i nxiti aktorët e tij që t’i mbanin ato në skenë.

Megjithatë, arsyet teknike për këtë zgjedhje janë të pamohueshme. Maska i jepte mundësi një burri të vetëm të luante role të shumta, dhe të kompensonte mungesën e grave, të cilat e kishin të ndaluar të dilnin në skenë. Po ashtu, maska ??i lejonte aktorët të ndryshonin “statusin” e tyre dhe të shpreheshin në një mënyrë që përndryshe konsiderohej e pahijshme.

Karnavalet janë momenti në të cilin rregullat përmbysen dhe realiteti mund të shtrembërohet, në një përmbysje të roleve shoqërore që rrjedhin nga tradita romake e Saturnalias. Në këto festime të lashta fetare, zhdukeshin ndarjet dhe detyrimet klasore, duke u lënë vendin festimeve.

E njëjta gjë ndodhte në Festën e Budallenjve, riinterpretimi mesjetar i Saturnalisë, i cili u përhap mbi të gjitha në Francë midis shekujve XII-XVII: 3 ditë festime të çmendura dhe çlirimtare, midis priftërinjve dhe klerikëve të veshur si gra dhe të varfërve dhe të margjinalizuara të veshur si peshkopë dhe Papë.

 “Maska, e cilësuar nga Kisha si një instrument djallëzor i mashtrimit, përjetoi një fenomen desakralizimi në mesjetë”- shtoi ai. Çentini thotë se në një proces që mund ta përkufizojmë si laicizëm, ajo trashëguar në një kontekst folkloristik. Gjykatat dhe rrugët u bënë vendi i shakave dhe maskaradave, siç ishin mattaccini-t në Venecia, të cilët argëtoheshin duke i hedhur lëvozhgat e vezëve plot me ujë mbi zonjat që kalonin aty pranë.

Në vitin 1608, kur Venecia për çështje të rendit publik e ndëshkoi përdorimin e maskave jashtë festës së karnavaleve, ato kishin pushtuar tashmë pjesën tjetër të Italisë, falë përhapjes së Commedia dell’Arte.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga