
Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022, kur ushtria ruse kaloi kufirin lindor të vendit të tyre. Por në shumë mënyra, pushtimi rus i Ukrainës ishte fundi i një historie shumë më të gjatë. Sepse fushata propagandistike që synonte të bindte amerikanët të merrnin anë në këtë konflikt, nisi shumë vite më parë.
Ajo ka lidhje me ngjarjen e datës 22 korrik 2016, kur WikiLeaks publikoi mijëra e-maile nga serverët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) në Uashington. Ato e-maile dëshmuan se zyrtarët e Partisë Demokratike e kishin manipuluar procesin demokratik të primareve, në favor të Hilari Klintonit dhe kundër kandidatit populist të së majtës ekstreme, Berni Sanders. Brenda pak ditësh, kryetarja e DNC, Debi Uazerman-Shulc dha dorëheqjen me turp. Skandali kërcënoi ta përçante Partinë Demokratike. Sepse më shumë se 13 milionë votues të Sanders, shumica prej tyre të rinj, mësuan se procesi tek i cili kishin besuar gjithmonë, ishte në fakt një mashtrim.
Në ato kushte, udhëheqësit demokratë duhej të vepronin me shpejtësi për të larguar fajin nga vetja tek dikush tjetër. Ata pretenduan se serverët e DNC-së, ishin hakeruar nga ushtria ruse. Sipas kësaj narrative, qëllimi i sulmit kibernetik ishte të dëmtohej Klinton, të cilën rusët e kishin frikë për forcën dhe mençurinë e saj, dhe të ndihmohej Donald Trump, të cilin rusët e kishin nën kontroll.
Pra Rusia e hakeroi serverët e DNC për të manipuluar zgjedhjet. Kjo ishte historia e demokratëve. Por ne nuk pamë asnjëherë asnjë provë që kjo ishte e vërtetë. Dhe gati 7 vite më vonë nuk ka ende asnjë provë. Historia e DNC mbi serverët e saj është një gënjeshtër.
Por si një strategji politike, ajo gënjeshtër funksionoi.
Rusia mund të përfaqësonte armikun e lig të përsosur. Ky vend ishte i banuar nga të bardhë të krishterë, dhe me një strukturë sociale tradicionale. Ishte gjithçka që kundërshtonte Partia Demokratike. Aparati i politikës së jashtme në Uashington ishte i lumtur ta urrente sërish Rusinë.
Kështu liderët e të dyja partive në Uashington, e promovuan tezën e ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kjo qasje e paralizoi administratës Trump dhe justifikoi zgjerimin e masave në kuadër të sigurisë kombëtare. Me kalimin e viteve dhe intensifikimin e retorikës, nisi histeria.
Cilido që mendonte ndryshe nga establishmenti. mund të akuzohej se punonte fshehurazi për Vladimir Putinin. Ishte një “gjueti shtrigash” shumë më efektive sesa Makartizimi i viteve 1950. Rusia mbeti armiku më i madh i Amerikës, edhe pse Kina po shfaqej realisht si kërcënimi më i madh i saj.
Për breza të tërë, shtetarët dhe diplomatët tanë punuan për të parandaluar rreshtimin së bashku të fuqive të tjera të mëdha si bllok kundër SHBA-së. Ideja ishte shumë e drejtpërdrejtë:ne mund ta mposhtim një vend të fortë, por do humbim nëse bëhen bashkë disa vende të forta.
Është kjo arsyeja pse Riçard Nikson shkoi në Kinë:për t’u siguruar që qeveria kineze të mos bashkohej me Brezhnjevin, pra me rusët. Donald Trump e kuptoi shumë qartë këtë gjë. “Rusia nuk do të jetë kurrë aleati ynë më i afërt. Por nëse ajo do të bëhet ndonjëherë aleate e Kinës, atëherë ne do të jemi në telashe të thella”- tha ai.
Kombinimi i burimeve natyrore, fuqisë ushtarake, ekonomike dhe i popullatës do ta bënte aleancën ruso-kineze forcën më të fuqishme në botë. SHBA-ja do të rrëzohej shumë shpejt nga froni, dhe ne do të merrnim urdhra prej tyre. Siç e tha Trump, nuk kishte asnjë arsye për ta bërë Rusinë armikun tonë, madje kishte shumë arsye për të kundërtën. Por Uashingtoni zyrtar e injoroi atë paralajmërim.
Përgjigja e tyre në union ishte:”T’ia mbyllim gojën Putinit!”. Më pas ata u përpoqën të provokonin një luftë me Rusinë. Tani ia kanë dalë. Por lufta që po bëjmë në Ukrainë nuk është vetëm kundër Rusisë, por edhe kundër aleatit më të ri të Rusisë, Republikës Popullore të Kinës.
Ajo që parashikoi Donald Trump ka ndodhur, dhe në mënyrën më të keqe të mundshme. Nëse vazhdon lufta në Ukrainë, ne do të humbasim, sido që të përfundojë ajo. Rendi botëror po riorganizohet, dhe kur të mbarojë kjo luftë, SHBA-ja nuk do të jetë më në krye të tij.
Kjo gjë është shumë e qartë për pjesën tjetër të botës. Ndërkohë shumë pak amerikanë duket se e kuptojnë atë që po ndodh apo pasojat e saj.
Po si mund ta dinë ata? Askush në politikën apo median amerikane, nuk u thotë atyre të vërtetën. Që në orët e para pas pushtimit, amerikanët janë ushqyer me një “dietë” të qëndrueshme gënjeshtrash gjithnjë e më absurde mbi Ukrainën.
Google dhe Facebook janë bashkuar me administratën Bajden për të censuruar çdo informacion faktik që bie në kundërshtim me historinë zyrtare. Në fillim Bajen tha se nuk do të dërgonim sisteme armësh të avancuara, as këshilltarë dhe as do të mbështesnim qeverinë ukrainase dhe sistemin e saj të pensioneve me qindra miliarda dollarët e taksapaguesve amerikanë.
Joe Bajden përmendi vetëm sanksionet, të cilat sipas tij nuk ishin të kushtueshme.
Senatori Lindsey Graham thotë tani pas 1 viti se do të vazhdojmë të dërgojmë miliarda dollarë në Ukrainë derisa “ta rrëzojmë Putinin”. Por nëse Putini e di që po planifikojmë ta eleminojmë atë, a nuk do të luftonte ai me armë bërthamore?
Nga ana tjetër na thuhet se Ukraina është një demokraci, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në anën e saj. Kjo është një gënjeshtër tjetër. Ukraina nuk është një demokraci por një shtet i korruptuar njëpartiak. Ukraina nuk ka asnjë nga liritë që përcaktojnë qeverisjen demokratike: lirinë e fjalës, lirinë e medias, lirinë e tubimit dhe atë të fesë.
Ukraina është vendi më pak i lirë në të gjithë Evropën, dhe ndoshta për këtë arsye, është vendi i preferuar i Xho Bidenit. Është e turpshme të marrësh leksione për demokracinë nga një njeri që e mori pushtetin në një palë zgjedhje me shumë dritë-hije. Bajden nuk ka pasur kurrë mbështetjen e shumicës së amerikanëve për një ditë të vetme të luftës në Ukrainë.
Në fakt, ai është sot shumë më pak popullor në SHBA, sesa Vladimir Putin në Rusi.
Marrë me shkurtime./ “Fox News” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...