
Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të mendoni se ka mbaruar Epoka e Artë e krimit të organizuar. Megjithatë bandat po lulëzojnë në masë, dhe u janë përshtatur kushteve të reja. Ndërsa disa arrijnë ende t’i shmangen ligjit, të tjerat ndihmohen nga qeveritë. Dhe disa janë aq shumë të ngulitura në strukturën e shoqërisë së tyre, saqë janë de facto si qeveri. Bazuar te të ardhurat e tyre, anëtarësimi dhe përhapja e tyre globale, ja cilat janë 10 nga më të fuqishmet sot.
10. CJNG
Vrasja e Capo Ignacio “Nacho” të kartelit Sinaloa në vitin 2010, krijoi një vakum pushteti në botën e trafikut të drogës. Fraksionet rivale nisën të luftojnë për kontrollin e rajonit Jalisco. Nga kjo përplasje doli në skenë karteli Jalisco Nueva Generación (CJNG). Ai është shumë më i dhunshëm se pararendësit e tij.
Viktimat e tij janë jo vetëm anëtarë të bandës rivale (Los Zetas), por edhe zyrtarë policorë dhe publikë. Aktiv në të gjithë Meksikën, CJNG tani ka një rrjet ndërkombëtar në Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Kanada, Australi, Azinë Juglindore dhe Kinë.
9. Wo Shing Wo
Kjo bandë nga Hong Kongu është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme që nga vitet 1990. Por ka një prani të konsiderueshme edhe në San Francisko, SHBA. Është e përfshirë kryesisht në lojërat e paligjshme të fatit, trafikun e drogës; gjobat ndaj bizneseve etj, kontrabandën e kafshëve të egra; mashtrimin dhe falsifikimin; mashtrimet kibernetike dhe pastrim parash. Wo Shing Wo ka mbi 20.000 anëtarë.
8. Black Axe (Sëpata e Zezë)
Banda me origjinë nigeriane është një organizatë e ngjashme me një kult. Ajo merret me trafikimin e qenieve njerëzore dhe vrasjet brutale. Anëtarë e saj koordinohen në internet, ku shpërndajnë foto të vrasjeve dhe gjymtimeve të fundit, zakonisht të anëtarëve të bandave rivale.
Aktivitetet e saj mendohet se gjenerojnë miliarda dollarë. Vetëm në Kanada në vitin 2017, autoritetet zbuluan një skemë të pastrimit të parave me vlerë 5 miliardë dollarë. Black Axe është aktiv në Azi, Lindjen e Mesme dhe Europë, dhe mendohet se ka mbi 30.000 anëtarë.
7. Karteli Sinaloa
I lidhur me baronin e drogës El Chapo, Karteli i Sinaloas është sot organizata më e madhe dhe më e fuqishme e trafikut të drogës në Meksikë. Të ardhurat e saj vjetore vlerësohen në mbi 3 miliardë dollarë. Ajo kryen operacione në më shumë se 50 vende. Anëtarët e saj janë shpesh të lidhur nga gjaku apo martesa. Kartelit preferon në përgjithësi zgjidhje jo të dhunshme të problemeve, duke preferuar ryshfetet.
6. Camorra
Mendohet të jetë shekullore dhe kontrollon qytetin e Napolit. Vetë napolitanët e quajnë “sistemi”, dhe priren të mos dëshmojnë kundër saj në gjyq. Kjo sepse banda ofron jo vetëm punë, por edhe mbrojtje për njerëzit. Ajo zotëron gjithashtu një pjesë të madhe të qytetit përmes borxhit, duke dominuar jetën e shumë qytetarëve.
Anëtarësia përfshin 100 “klane autonome”, rreth 10.000 “bashkëpunëtorë të menjëhershëm”, si dhe një bazë më të madhe klientësh dhe miqsh. Vetëm në vitin 2014 të ardhurat vjetore nga operacionet e paligjshme (në Amerikë dhe Europë) ishin 4.9 miliardë dollarë.
5. Ndrangheta
Në krye të saj qëndron bosi, Il Capo. Poshtë tij vijnë “kolonelët”: mastro generale (mjeshtër i përgjithshëm), capo societá (kreu i shoqërisë) dhe contabile (kontabilist). Pastaj janë ‘ndrina’-t ose klanet - zakonisht familje me të paktën 49 anëtarë - përgjegjës për territoret lokale.
Që nga viti 2014, operacionet e Ndrangheta-s në 30 vende dhe me 60.000 anëtarë mendohej se gjeneronin 66.4 miliardë dollarë në vit, ose 3.5 për qind të PBB-së së Italisë. Aktivitetet e saj kryesore janë trafiku i drogës, mbetjet urbane, por edhe lojërat e fatit, prostitucioni etj.
4. Sun Yee On
Triadat në Kinë datojnë që në shekullin XVII, kur ato punuan në fshehtësi për të rivendosur dinastinë Ming në pushtet. Tradicionalisht, ato janë shoqëri të bazuara tek kodi i nderit si një alternativë ndaj institucioneve të korruptuara. Por Sun Yee On është një përjashtim i dukshëm nga ky rregull.
I formuar në fillim të shekullit XX, anëtarët janë të interesuar vetëm për vetëruajtjen dhe pasurinë. Në vitet 1970, Sun Yee On kishte 47.000 anëtarë. Më pas e vendosi nën kontroll industrinë e filmit në Hong Kong. Sot ndikimi i saj shtrihet te zyrtarët e lartë të qeverisë.
3. 14 K
Triada 14K mendohet se është më e madhja sa i përket anëtarësisë, dhe ka qenë aktive në Hong Kong që nga vitet 1940. Zyrtarisht, policia ia atribuon qëndrueshmërinë e saj strukturës së saj piramidale, vigjilencës ndaj operacioneve të fshehta dhe kërkesës publike për shërbimet e saj (të cilat përfshijnë heroinën, migracionin ilegal dhe lojërat e fatit).
Jo zyrtarisht, 14K dhe triadat e tjera ndihmohen nga zyrtarët e qeverisë. Në fakt, triadat kanë siguruar mbrojtje për zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze jashtë shtetit. Në këmbim, qeveria injoron disa nga aktivitetet e tyre më të diskutueshme, si trafiku i drogës, kafshëve të egra dhe njerëzve.
2. Solntsevskaya Bratva
Solntsevskaya Bratva (ose Vëllazëria Solntsevo) u ngrit nga gërmadhat e Bashkimit Sovjetik për t’u bërë mafia ruse më e fuqishme. Udhëheqja përbëhet nga 12 persona që takohen fshehurazi në vende të ndryshme anembanë botës. Edhe sepse aktivitetet e grupit mbahen nën kontroll nga Kremlini, ato ndihmohen nga elita ruse.
Ngjashëm me triadat në Kinë, gangsterët rusë janë ngulitur në establishmentin politik që kur Stalini i punësoi për herë të parë për të grabitur bankat dhe mbledhur fonde për revolucionin. Sot në Rusi nuk ka një vijë ndarëse të qartë mes krimit dhe shtetit. Trafikimi i drogës dhe i njerëzve kombinohet pa probleme me bizneset e ligjshme.
1. Yamaguchi-gumi
Është një nga bandat kriminale më të rrezikshme në Japoni. Anëtarët e saj mbledhin informacione për të shantazhuar politikanë dhe drejtues të fuqishëm, përmes një rrjeti punonjësish. Aktivitete të tjera përfshijnë trafikun e drogës, mashtrimin, vjedhjen dhe krimet e dhunshme. Por ky grupim kriminal drejton edhe biznese legjitime dhe grupe humanitare.
Operacionet e Yamaguchi-gumi shtrihen në të gjithë Azinë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Përkthyer me shkurtime nga CNA.al
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...