
Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, nisi zbatimin e plotë të modelit stalinist të komunizmit për vendin e tij. Por në vitin 1947 ai filloi të sfidonte supremacinë e Josif Stalinit si udhëheqës i botës komuniste.
Kjo sfidë e nxiti Stalinin ta dëbonte Jugosllavinë nga organizata e tij ndërkombëtare komuniste e sapokrijuar. Njëkohësisht, Stalini kërkoi që komunistët jugosllavë ta largonin Titon nga pushteti. Përballë pasigurive dhe frikës për mbijetesën e tij politike dhe fizike Tito iu drejtua dhunës kundër armiqve të tij brenda vendit. Në vitin 1949, Tito ndërtoi versionin e tij të gulagëve sovjetikë, të cilët i mbushi me të burgosur politikë, armiq të shtetit dhe cilindo që mund të sfidonte pushtetin e Partisë Komuniste Jugosllave, të drejtuar prej tij.
“Alkatrazi” i Jugosllavisë
Burgjet politike më famëkeqe të Titos ndodheshin në brigjet e Kroacisë së sotme në Goli Otok. Ky burg ishullor, që funksionoi si i tillë midis viteve 1949-1956, ndryshonte nga burgjet bashkëkohore perëndimore, madje edhe nga gulagët e Bashkimit Sovjetik.
Sepse roli i burgut nuk ishte thjesht të burgoste armiqtë e shtetit komunist, por t’i reformonte ata nëpërmjet praktikimit të formave psikologjikisht shtrënguese të riedukimit. Policia sekrete i merrte të burgosurit, shumica e të cilëve as që e dinin se për çfarë akuzoheshin, dhe i transportonte në ishull me sytë e lidhur.
Milica Prokic thekson në artikullin e saj të vitit 2016, se të burgosurit e rinj “përshëndeteshin” me ritualin e “Rreshtimit të përgjakur”, ku të burgosurit e vjetër rreshtoheshin në dy rreshta, përballë njëri-tjetrit në mënyrë që të mund të rrihnin të ardhurit që kalonin midis tyre.
Në artikullin e tij të vitit 1982 në “The Washington Post”, reporteri Michael Dobbs shkruan:“Atyre që ia dilnin të mbeteshin në këmbë deri në fund të atij procesioni, u kërkohej të tregonin se cili nga të burgosurit nuk e kishte rrahur mjaftueshëm. Më pas ata u detyruan të hynin vetë te rreshti dhe t’i nënshtroheshin dhunës”.
Në Goli Otok disiplinën nuk e bënin gardianët por vetë të burgosurit. Pasi të burgosurit mbylleshin në qelitë e tyre, duhej të tregonin para të gjithë shokëve të qelisë se çfarë bënin, çfarë mendonin dikur dhe çfarë po mendonin tani. Nëse thoshin diçka të pakënaqshme, fyheshin, dhe ndonjëherë sulmoheshin fizikisht nga shokët e tyre të qelisë apo përjashtoheshin nga të gjitha ndërveprimet shoqërore.
Pasi përjashtoheshin dhe rriheshin vazhdimisht nga bashkëvuajtësit e tyre, të burgosurit detyroheshin të shkruanin autobiografi, nga fëmijëria deri në momentin e burgimit. Më pas zyrtarët e burgut gjykonin mbi autobiografitë e tyre dhe i detyronin të burgosurit t’i rishkruanin ato, duke thënë se tiparet e tyre të personalitetit të degjeneruar e kishin çuar jetën e tyre drejt tradhtisë së shtetit të Titos.
Në Goli Otok, gardianët e burgut u thoshin të burgosurve se ata nuk e kuptonin tradhtinë e tyre të dikurshme ndaj Titos, sepse pavetëdija e tyre frojdiane i fshihte tiparet e tyre të pabesisë. Të burgosurit që nuk i ndryshuan bindjet e tyre politike patën një jetë të mjerë në këtë ishull.
Ata ishin në gjendje të vazhdueshme terrori, për shkak të spiunimit të vazhdueshëm nga të burgosurit tjerë apo gardianët. Edhe pasi një i burgosur i kishte përfunduar të gjitha fazat e “riedukimit”, ai duhej të ndihmonte për rrahjen dhe degradimin mendor të të burgosurve të rinj.
Nëse të burgosurit e riedukuar, refuzonin t’i bashkoheshin procesit kolektiv të dehumanizimit të të tjerëve, ata do të riktheheshin në fillim të procesit. Për pasojë, linjat e paqarta ndarëse midis të burgosurve, nënkuptonin se nuk u zhvillua asnjë komunitet i vërtetë të burgosurish, dhe se të gjithë morën pjesë në krimet e ndodhura në Goli Otok.
Pasojat e torturave psikologjike
Sistemi i abuzimit fizik, i punës së rëndë, i poshtërimit psikologjik dhe i depersonalizimit në Goli Otok e shkatërronte përgjithmonë jetën e të burgosurit. Historiania Ana Antiç shkroi në një artikull në vitin 2016, se synimi përfundimtar i këtyre “masave nuk ishte riintegrimi, por më shumë shpërbërja e personalitetit të të burgosurve përmes vetanalizës”.
Pasi u liruan, të burgosurit u përballën me një Jugosllavi të re, ku familja dhe miqtë e tyre ose nuk donin të kishin asnjë marrëdhënie apo kontakt me ta, apo që nuk e njihnin personin që ata ishin shndërruar. Për më tepër, për të burgosurit ishte sfiduese të gjenin një punë, dhe njerëzit kishin frikë të ndërvepronin me ta nga frika se mos shoqëroheshin me një tradhtar.
Përdorimi i torturës psikologjike nga ana e Titos nuk ishte i fundit i këtij lloji. Në mënyrë të ngjashme, Kina e Mao Ce Dunit, Kmerët e Kuq të Kamboxhias, madje edhe burgu i Abu Ghraib i SHBA-së e përdorën autokritikën dhe poshtërimin e të burgosurve.
Goli Otok nuk është ndonjë anomali historike. Abuzimet nga regjimet e kërcënuara janë ende të pranishme edhe sot. Aftësia e torturës psikologjike për të fshehur çdo dëshmi fizike të keqtrajtimit, e bën atë veçanërisht të dobishme për autorët e këtyre metodave./ Përshtatur nga CNA.al
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...