Djali i mërguar i Shahut të fundit të Iranit, nis udhëheqjen e opozitës për rrëzimin e regjimit të mullahëve
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...

A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zakon i keq, vetëm për ta gjetur veten duke iu rikthyer sjelljeve të vjetra? Nuk jeni të vetmit. Studimet sugjerojnë se deri në 40 për qind e veprimeve tona të përditshme janë zakone, pra rutina automatike që i kryejmë pa menduar.
Por si formohen këto zakone dhe pse janë kaq të vështira për t’u thyer? Zakonet e njeriut mund të krahasohen me shtretërit e lumenjve. Një lumë i mirë-vendosur ka një shtrat të thellë, dhe uji ka të ngjarë të rrjedhë vazhdimisht në atë drejtim.
Një lumë i ri ka një shtrat të cekët, ndaj rrjedha e ujit nuk është e përcaktuar mirë. Ajo mund të ndryshojë drejtim dhe mund të jetë më pak e parashikueshme. Ashtu si uji me shtratin e lumit, edhe zakonet e ndihmojnë sjelljen tonë “të rrjedhë” në një rrugë të parashikueshme. Po çfarë ndodh në trurin tonë kur krijojmë një zakon?
Gjatë fazave të hershme të formimit të zakonit, pjesët e trurit që kanë të bëjnë me vendimet (kortikat para-frontale) aktivizohen dhe veprimi është shumë i qëllimshëm (në vend se të përgjumeni sërish, ju bëni zgjedhjen të ngriheni nga shtrati).
Ndërkohë kur nis një rutinë e re, aktivizohen qarqet e trurit, të quajtura edhe rrjete nervore. Sa më shpesh që e përsërisni veprimin e ri, aq më të forta dhe më efikase bëhen këto rrjete nervore. Ky riorganizim dhe forcimi i lidhjeve midis neuroneve quhet neuroplasticitet, dhe në rastin e zakoneve të ndërtimit - fuqizim afatgjatë.
Sa herë që kryeni veprimin e ri ndërsa përpiqeni të krijoni një zakon, ju nevojiten sinjale më të vogla ose nxitës për të aktivizuar të njëjtin rrjet të qelizave të trurit. Zakonet forcohen me kalimin e kohës ndërsa krijojmë lidhje dhe fitojmë shpërblime.
Për shembull, mos-shtyrja e gjumit në darkë, na e bën më të lehtë arritjen në punë në kohë në mëngjes. Më vonë, ndërsa zakonet forcohen, pjesët vendimtare të trurit nuk kanë më nevojë të aktivizohen për të filluar veprimin.
Tani zakoni aktivizohet në kujtesë dhe konsiderohet si automatik:qarqet nervore mund ta kryejnë zakonin pa e menduar në mënyrë të vetëdijshme. Por sa kohë duhet vërtet për të krijuar një zakon? Ekspertët thonë se duhen 21 ditë për të krijuar ose hequr një zakon.
Kjo tezë është paraqitur fillimisht në vitet 1960.
Por përgjithësisht kjo periudhë konsiderohet si një thjeshtëzim i tepruar, edhe sepse provat empirike janë të pakta. Kështu një studim i rëndësishëm i botuar në Gazetën Evropiane të Psikologjisë Sociale, tregon se zakonet duan 18 deri në 254 ditë për t’u formuar, me një mesatare prej rreth 66 ditësh.
Në atë studim, 96 njerëzve iu kërkua të zgjidhnin një zakon të ri shëndetësor, dhe ta praktikonin atë çdo ditë për 84 ditë me radhë. Nga 96 pjesëmarrësit fillestarë, 39 (41 për qind) e formuan me sukses zakonin deri në fund të periudhës së studimit.
Por u pa se niveli i suksesit në formimin e një zakoni dhe kohëzgjatja e formimit të tij, ndryshonin në bazë të llojit të synimit. Për shembull, qëllimet që lidheshin me pirjen e një gote ujë çdo ditë në një orar të caktuar, kishin më shumë gjasa të ishin të suksesshme dhe të realizoheshin më shpejt dhe pa ndonjë mendim të vetëdijshëm, sesa qëllimet që lidhen me ngrënien e frutave apo ushtrimet fizike.
Për më tepër, e rëndësishme ishte edhe koha e ditës. Zakonet e përcaktuara më herët gjatë ditës, bëheshin më shpejt automatike sesa ato që caktoheshin më vonë gjatë ditës (për shembull, ngrënia e një fruti në drekë përkundrejt mbrëmjes, dhe ecja pas mëngjesit përkundrejt ecjes pas darkës).
Studimi ishte kufizuar, ndaj këto gjetje nuk janë përfundimtare. Megjithatë, ato sugjerojnë që nëse nuk keni qenë në gjendje të krijoni një zakon të ri në vetëm 21 ditë, mos u shqetësoni. Ka ende shpresë. Po ashtu shumica prej nesh kanë zakone që nuk i pëlqejnë apo sjellje të padëshiruara.
Brenda trurit, heqja dorë nga zakonet e padëshiruara shoqërohet me një formë tjetër të neuroplasticitetit, i quajtur depresion afatgjatë (mos e ngatërroni me gjendjen e shëndetit mendor). Në vend të forcimit të lidhjeve nervore, depresioni afatgjatë është procesi i dobësimit të tyre.
Një qasje popullore për të hequr dorë nga një zakon të keq, është përcaktimi i sinjalit ose i shkasit specifik që nxit sjelljen dhe shpërblimi që e përforcon zakonin. Për shembull, dikush mund të kafshojë thonjtë kur ndihet i stresuar, dhe shpërblimi është një ndjenjë e përkohshme shpërqendrimi apo stimulimi shqisor.
Pasi personi ta ketë identifikuar këtë lidhje, ai mund të përpiqet të eksperimentojë me prishjen e saj. Për shembull, duke përdorur një manikyr të hidhur për thonjtë, dhe duke u fokusuar në ushtrimet e frymëmarrjes së thellë kur ndihet i stresuar. Pasi të ndërpritet me kalimin e kohës, sjellja e vjetër e kafshimit të thonjve mund të zbehet gradualisht./CNA
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...