Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubikoni, të cilin duhet ta zgjidhin ligjvënësit evropianë. Që nga rënia e Jugosllavisë në vitet 1990, udhëheqësit perëndimorë janë përpjekur ta integrojnë rajonin për të parandaluar luftërat e ardhshme dhe kundërvënë ndikimit të Rusisë.
Serbia, vendi më i madh në rajon, ka qenë në qendër të kësaj beteje. Në dallim nga fqinjët e saj ish-jugosllavë në Kroaci, Serbia ka bërë shumë pak përparim në procesin e saj të pranimit në BE që kur vendi mori statusin e kandidatit në vitin 2012. Mosmarrëveshja e saj e vazhdueshme me Kosovën i ka prishur negociatat, por mund të ketë një zgjidhje në horizont, ose të paktën kështu shpreson Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi në Bruksel në muajin shkurt, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shënuan përparim në një dialog të mbështetur nga BE-ja, megjithëse nuk arritën ta nënshkruajnë marrëveshjen.
Ajo përfshin një plan prej 11 pikash për të normalizuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për t’i hapur rrugën negociatave të mëtejshme të pranimit në union. Sipas krye-diplomatit të BE-së, Josep Borrell, të dyja palët kishin rënë dakord se “nuk nevojiteshin diskutime të mëtejshme” mbi përmbajtjen e marrëveshjes.
Në fakt marrëveshja ishte larg nga të qenit e përfunduar. Më 19 mars, Vuçiç, Kurti dhe Borrell u takuan edhe një herë, këtë herë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës mbeteshin të tensionuara.
Shpërthimin i fundit i dhunës nisi në verën e vitit 2022, lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës. Gjithsesi bisedimet ishin deri diku të suksesshme. Ndërsa nuk arritën një marrëveshje të nënshkruar, Serbia dhe Kosova dhanë dakordësinë e tyre verbale për të zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian.
“Palët janë angazhuar plotësisht që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes, dhe të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”- tha Borrell pas përfundimit të takimit.
Marrëveshja sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në retorikë, nga një e tillë e fokusuar në kontrollin e dëmeve, tek retorika e fokusuar tek dialogu diplomatik.
Detajimi i marrëveshjes do të jetë vendimtar për sigurimin e bashkëjetesës paqësore. Edhe pse është larg të qenit një traktat përfundimtar detyrues, ai i angazhon gjithsesi të dyja palët të ndjekin dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ndihmuar në normalizimin e raporteve midis 2 vendeve.
Njohja e simboleve kombëtare, përdorimi i dokumenteve të veçanta, garancitë për vetë-menaxhimin e komunitetit serb të Kosovës dhe mbrojtja e objekteve kulturore serbe, janë aspekte mbi të cilat është rënë dakord në parim. Po ashtu marrëveshja thekson rëndësinë e zbatimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet vetëm me mjete diplomatike.
Edhe pse nuk është negociuar njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia, të dyja palët kanë rënë dakord që të mos e pengojnë njëra-tjetrën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare apo në përpjekjet për procesin e integrimit në BE. Për herë të parë do të ngrihen edhe disa misione diplomatike.
Edhe pa një nënshkrim formal të paktit, BE-ja shpreson që Serbia dhe Kosova të angazhohen të ndjekin udhërrëfyesin e përshkruar nga marrëveshja nën drejtimin e saj. Për këtë gjë, është parashikuar krijimi i një Komiteti të Përbashkët Monitorues, që do të drejtohet nga BE. Kritikët thonë se roli i kryetarit tregon mungesën e lidershipit nga BE-ja, ndërsa zbatimin ua lë sërish qeverive kombëtare.
Ndërkaq, situata në Beograd pasqyron pasigurinë rreth jetëgjatësisë së marrëveshjes. Pavarësisht progresit, Vuçiç ka deklaruar se qeveria e tij nuk do ta njohë Kosovën pa marrë parasysh presionin që vjen nga Brukseli. “E thashë edhe sot. Askush nuk mund të vendosë një detyrim ligjor ndaj Serbisë. Kjo është arsyeja pse ne nuk nënshkruam atë që BE-ja e ka quajtur marrëveshje. Por Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri tek vijat tona të kuqe”- tha ai menjëherë pas përfundimit të samitit të Ohrit.
Ndërkohë gjatë një reagimi për Emerging Europe, Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive në Platformën CiviKos e cila përmbledh 250 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, tha se marrëveshja është për disa arsye e paqëndrueshme në një periudhë afatgjatë.
“Së pari, aneksi nuk garanton ndonjë afat kohor konkret. Ai angazhohet për krijimin e një Komiteti të Përbashkët Monitorues dhe integrimin e marrëveshjeve më të fundit në Kapitullin 35 për Serbinë, por nuk i plotëson kriteret minimale që të mund të zbatohet. Afati i vetëm korrekt është konferenca e donatorëve që do të organizohet brenda 150 ditë, por në të mungojnë elementët kyç për të garantuar angazhimin e palëve ndaj procesit të zbatimit në kohë”- thotë ajo.
Sa i përket pasojave të brendshme, kjo marrëveshje ka ngritur shumë pikëpyetje në Kosovë, se çfarë ofron ajo për serbët Për shembull, a ofron ajo atë mbi të cilën është rënë dakord në vitin 2013 në Marrëveshjen e Brukselit, bazuar në Parimet e Përgjithshme të Asosacionit të Komunave Serbe (ASM), apo vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vë në pikëpyetje shumë pika që janë kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës?
Po ashtu Emini thekson ekziston rreziku që themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe të politizohet, ashtu siç ka ndodhur tashmë.
“Me shumë gjasa kjo do të krijojë përçarje politike të brendshme. I tillë është reagimi me të cilin po përballet Kurti në Kosovë, sidomos nga opozita që e kritikon atë për humbjen e 10 viteve kohë që nga marrëveshja e 2013-ës për të pranuar sërish diçka të ngjashme”- shton Emini, duke vënë në dukje se Kurti e kishte ndërtuar karrierën e tij politike pikërisht mbi refuzimin e marrëveshjes për themelimin e Asosacionit të Komunave Serbe.
“Kurti u përpoq ta shpallë Marrëveshjen e Ohrit si një sukses për Kosovën, dhe si një hap më afër pranimit të njohjes de facto nga Serbia. Nga ana tjetër, publiku është i ndarë dhe i pasigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja dhe çfarë do të thotë marrëveshja. Gjithsesi ai gëzon një mbështetje publike të qëndrueshme për të udhëhequr dialogun me Serbinë. dhe ekziston një besim të përgjithshëm në aftësinë e tij për të drejtuar krijimin e ASM-së brenda vendit”- shton ajo.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të mbetet një synim kyç i politikës së jashtme të BE-së gjatë gjithë këtij viti. Ndërsa frika nga lodhja e zgjerimit të unionit e ka dominuar për vite me radhë ligjërimin në Ballkanin Perëndimor, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Brukseli e ka rikonfirmuar angazhimin e tij ndaj rajonit. Tani duhet të mbajë premtimet e dhëna./ “Emerging Europe” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...