
A do të mundet Brukseli të sigurojë një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor?
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz në Turqi (dhe të paktën 7.000 në Sirinë Veriore) në fillim të shkurtit, kanë nxjerrë në pah probleme me rrënjë shumë të thella në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit.
Është tashmë e qartë se Turqia ka nevojë për më shumë sesa një ndryshim të qeverisë. Ajo ka nevojë për një transformim themelor të politikës dhe ekonomisë së saj. Dhe kjo do të thotë të përballesh me lobin jashtëzakonisht të fuqishëm të ndërtimit dhe të përpiqesh të rindërtosh demokracinë turke që gjendet prej vitesh në një spirale rënëse.
Ndonëse tërmetet ishin fatkeqësi natyrore, shkatërrimi që shkaktuan ishte rezultat i korrupsionit brenda industrisë së ndërtimit dhe më gjerë. Por kjo nuk e ndaloi presidentin autoritar të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që të fajësonte natyrën për numrin e madh të të vdekurve, edhe pse e pranoi se autoritetet u gjendën të papërgatitura për një situatë të tillë.
Popullit turk i është kërkuar të besojë se gjithçka është tanimë nën kontroll, dhe se Erdoganit duhet t’i besohet rindërtimi i zonës pas katastrofës. Megjithatë, vlen të kujtojmë se kur Turqia pësoi një tërmet të madh (7.6 sipas shkallës Rihter) në vitin 1999, afër qytetit të Izmirit, numri i madh i të vdekurve në atë kohë (rreth 18.000) u shpjegua me të drejtë me ndërtimet e dobëta dhe planifikimin e dobët urban.
Qeveria reagoi duke miratuar kodet dhe rregulloret më të fundit të ndërtimit për të parandaluar ndërtimet e reja në zonat me rrezik më të lartë. Atëherë, pse tërmetet e fundit shkatërruan më shumë se 18.000 ndërtesa dhe dëmtuan në mënyrë të pariparueshme 280.000 të tjera? Përgjigja e shkurtër është se nuk janë respektuar kodet e ndërtimit.
Shumë nga ndërtesat e shkatërruara ishin ndërtuar pas vitit 1999, por ato ishin sërish të pasigurta (me themele të dobëta që nuk përdornin sasinë minimale të kërkuar të çimentos), sepse qeveritë bashkiake dhe inspektorët i kishin toleruar ndërtuesit.
Korrupsioni është vetëm njëri aspekt i forcimit të pozitës së lobit ndërtimor të Turqisë gjatë 2 dekadave të fundit. Industria e ndërtimit përbën sot mbi 40 për qind të totalit të investimeve të kapitalit fiks, dhe ndikimi i saj politik është edhe më i madh se sa sugjerojnë këto shifra.
Kompanitë e ndërtimit janë ndër donatorët kryesorë për të gjitha partitë kryesore politike, dhe ato mbajnë lidhje të ngushta e të papërshtatshme me të gjitha qeveritë komunale, pavarësisht se cila parti i drejton ato. Ndërsa korrupsioni në industrinë e ndërtimit është një problem i madh edhe në shumë vende të tjera, ai është veçanërisht i dëmshëm në Turqi.
Sepse kjo industri është jo vetëm disproporcionalisht e madhe në raport me ekonominë, por ajo po shfrytëzon institucionet demokratike që janë dobësuar shumë pas dy dekadash të sundimit autokratik të Erdoganit. Amnistia e çuditshme e vitit 2018 e qeverisë Erdogan mbi ndërtimet problematike, tregon më së miri fuqinë e madhe të lobit të ndërtimit.
Ajo amnisti i dha mundësi pronarëve të shmangnin prishjen ose rinovimin e ndërtesave që nuk ishin në rregull, vetëm përmes pagimit të një takse shtesë, madje edhe në rastin e strukturave që ishin ngritur përgjatë ligatinave, pellgjeve dhe zonave të tjera me rrezikshmëri sizmike të lartë.
Në 10 provincat që pësuan shkatërrimin më të madh në tërmetet e fundit, 294.000 ndërtesa përfituan nga amnistia e 5 viteve më parë. Ndërsa aktualisht nuk ka të dhëna përfundimtare me të cilat të vlerësohet vdekshmëria nga kjo masë, është e sigurt të supozohet se shumë prej këtyre ndërtesave ishin ndër ato që u shembën dhe vranë banorët e tyre.
“Taksa e tërmetit” e vitit 1999 në Turqi, e cila u rrit me dekret presidencial në vitin 2021, supozohej të financonte forcimin e qëndrueshmërisë së ndërtesave ndaj ngjarjeve sizmike. Por ka një paqartësi të madhe se ku kanë shkuar realisht këto fonde.
Me një numër kaq të madh vdekjesh dhe qindra mijëra të tjerëve të mbetur të pastrehë, mund të pritet që votuesit turq të dalin të votojnë masivisht kundër qeverisë më 14 maj. Por deri më tani, ka pak prova që media dhe shoqëria civile janë të etur që të mbajë përgjegjës politikanët në nivel qëndror dhe lokal.
Në dallim nga viti 1999, kur shumica e mediave i përshkruan dëmet nga tërmeti si një dështim të qeverisjes, konsensusi pothuajse total në mediat turke sot është se tërmeti ishte një “vepër e Zotit”, duke nënkuptuar se Erdogan dhe qeveria e tij janë të pafajshëm.
Kjo lloj qasjeje nuk është e befasishme, duke pasur parasysh se Erdogan ka marrë kontrollin e gati të gjitha mediave kombëtare, përfshirë kanalet televizive më të ndjekur dhe gazetat me tirazhin më të madh. Kundërshtimi i hapur është bërë gjithnjë e më i rrezikshëm. Gazetarët burgosen vazhdimisht për raportimet e tyre kritike, dhe shumë faqe internetit dhe platforma të mediave sociale janë mbyllur vetëm sepse kanë sfiduar Erdoganin.
Rritja e shtypjes pati pasoja shumë të padëshiruara në muajin shkurt. Katër muaj më parë, në tetor 2022, parlamenti miratoi një “ligj të censurës” që e forcoi shumë censurën në internet. Duke përdorur ligjin e ri, qeveria bllokoi qasjen e qytetarëve në faqet e mediave sociale menjëherë pas tërmeteve - duke vështirësuar pa dashje përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Ky nivel befasues i kontrollit të medias - dhe polarizimi që ka shkaktuar - ia ka bërë shumë të vështirë partive dhe politikanëve të opozitës përcjelljen e mesazhet e tyre tek votuesit, sidomos kur ata përpiqen që të nxjerrin në pah korrupsionin endemik dhe paaftësinë e qeverisë.
Por edhe nëse mund të fitojë, një koalicion partish opozitare, vetëm zëvendësimi i qeverisë në vetvete nuk do të ndreqë problemet e shumta që ka Turqia. Pasi duhet të rindërtohen institucionet kryesore të vendit, dhe ky proces nuk mund të përfundojë nëse nuk kufizohet pushteti i madh i lobit të ndërtimit.
Ndërsa shanset për të arritur një ndryshim transformues mund të duken të ulëta, kontrolli i Erdoganit mbi median dhe institucionet shtetërore nuk garanton rizgjedhjen e tij. Sepse në mesin e elektoratit turk, ekziston një dëshirë e dukshme për ndryshim, edhe nëse kjo nuk pasqyrohet në media. Një nga vendet ku shihet kjo janë stadiumet e futbollit. Në ndeshjet e fundit, tifozët e 2 prej skuadrave më të mëdha turke brohoritën: “Gënjeshtra, mashtrime, kanë kaluar 20 vjet, jepni dorëheqjen”. Natyrisht, kjo ngjarje u nënvlerësua nga mediat turke dhe zyrtarët dhe gazetarët pro-Erdogan janë përpjekur ta etiketojnë si terrorizëm një disidencë të tillë.
Vetë klubet janë përballur me gjoba dhe shumë tifozë janë ndaluar të marrin pjesë në ndeshjet jashtë fushe. Megjithatë, këto pikëpamje nuk po zhduken, dhe mund të kenë një jehonë të gjerë në kutinë e votimit. Kërkesat për ndryshime politike mund të dalin nga vende të papritura, dhe kur ato ndodhin, mund t’u ofrojnë shpresë miliona të tjerëve.
Më shumë sesa një qeveri e re, ajo që kërkohet është ndryshimi i vërtetë. Për të rindërtuar demokracinë turke, turqit duhet të largojnë nga pushteti Erdoganin, të përballen me lobin e ndërtimit dhe më pas të fillojnë punën për të ripërtërirë institucionet thelbësore për demokracinë, ndoshta duke filluar nga mediat.
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
“Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila t...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka identifikuar një person të implikuar në atentat...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...