Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e çështjeve të jashtme. Elementi më i rëndësishëm është shekspirian. Ukraina është një shembull i përsosur. Ajo rrethohet nga Rusia në veri dhe lindje, dhe historia dhe gjuha e saj janë të ndërthurura me fqinjët e saj.
Por pjesa më e madhe e historisë ka të bëjë me personalitetin e Vladimir Putinit. Argumenti gjeopolitik pse Putin e pushtoi Ukrainën, që NATO po zgjerohej shumë në lindje, i shpërfill plotësisht demonët shekspirianë të udhëheqësit rus.
Vendimi i Putinit për të pushtuar vendin fiqnj nuk përfaqësonte mendimin kolektiv të elitës ruse, por vetëm mendimet e tij. Shumë oligarkë dhe punonjës të sigurisë pranë tij ishin po aq të befasuar nga vendimi sa edhe njerëzit në Perëndim.
I pyetur nga një oligark rus se si Vladimir Putin mund ta kishte planifikuar një pushtim të tillë pa e ditur fare rrethi i tij i ngushtë, thuhet se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov iu përgjigj: “Ai ka tre këshilltarë. Ivani i tmerrshëm. Pjetri i Madh. Dhe Katerina e Madhe”.
Duke pasur parasysh paranojën, izolimin dhe iluzionet e madhështisë së Putinit, lind pyetja: A do të ishte sot Europa në paqe me Rusinë e Vladimirit Putinit nëse NATO nuk do të zgjerohej në lindje pas Luftës së Ftohtë, dhe nëse do të kishte pasur një garanci perëndimore për njohjen e interesave ruse në Ukrainë?
Sigurisht qe jo. Shpjegimi për këtë qëndron tek ajo që do të kishte qenë situata e brendshme e shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore - nga Estonia në jug në Bullgari, duke përfshirë Poloninë dhe Rumaninë - nëse asnjëri prej tyre nuk do të ishte anëtarësuar në NATO apo në Bashkimin Europian.
Duke vuajtur gati gjysmëshekulli komunizëm, dhe në shumë raste duke pasur mungesën e një klase të mesme të fortë përpara pushtimit nazist dhe sovjetik, ato vende të ish-bllokut sovjetik mund të kishin mbetur shumë pas, me zona rurale të goditura nga varfëria dhe me një politikë të keqe e të paqëndrueshme në kryeqytete.
Kjo do t'i kishte lënë të gjithë ose shumicën e tyre të pambrojtur ndaj ligësisë së Vladimir Putinit. Një nga sfidat më të mëdha në Uashington, është teza se SHBA-ja do të kishte qenë më mirë pa zgjerimin e NATO-s.
Marrim rastin e Moldavisë, një vend që flet rumanisht dhe që ka qenë pjesë e Rumanisë së Madhe historike, por nuk është pranuar asnjëherë në NATO apo BE. Për herë të parë në historinë e saj moderne, Rumania është bërë një shtet i fortë dhe i qëndrueshëm, nën tutelën e NATO-s dhe BE-së dhe pavarësisht nga shkatërrimet staliniste të dekadave të Nikolae Çausheskut.
Por Moldavia është e dobët dhe e lëkundur, dhe një viktimë e mundshme e destabilizimit nga Rusia e Putinit. Pa zgjerimin e NATO-s dhe BE-së drejt lindjes gjatë 3 dekadave të fundit, tani mund të kishim disa “Moldavi” midis Gjermanisë dhe Rusisë.
Suksesi në politikën e jashtme nuk ka të bëjë vetëm me gjërat e mira që ndodhin, por edhe me gjërat e këqija që nuk ndodhin. Ajo që nuk ka ndodhur në Europë për shkak të zgjerimit të NATO-s është destabiliteti i gjerë. Imagjinoni se cila do të ishte gjendja sot në zemër të Europës nëse kufijtë e NATO-s do të mbetën të ngrirë pas vitit 1989.
NATO dhe Bashkimi Europian kanë krijuar shumë shtete burokratike të qëndrueshme dhe me ushtri të besueshme në Europën Qendrore dhe Lindore. Ato janë në gjendje të bëjnë pjesën e tyre për t’i bërë ballë agresionit rus. Perëndimi e ka rritur më tej fuqinë e tij ekonomike dhe politike.
Kështu është mbyllur “biznesi” i Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë. Hungaria po flirton me autoritarizmin. Edhe Bullgaria është një shtet i dobët. Por këto janë përjashtime të rregullueshme. Nëse situata ushtarake e Rusisë në Ukrainë do të përkeqësohej në mënyrë dramatike, ka të ngjarë që kryeministri oportunist hungarez Viktor Orban të ripërqafonte BE-në dhe standardet e saj demokratike.
Zgjerimi i NATO-s në të gjithë rajonin e Europës Qendrore ishte praktikisht i pashmangshëm për shkak të mënyrës vendimtare dhe të njëanshme si përfundoi Lufta e Ftohtë. Ndërkohë luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 1990, e inkurajuan Perëndimin të zgjeronte NATO-n në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri në mënyrë që ata të mos ngecnin në anën tjetër të fushëbetejave ballkanike.
Le ta analizojmë në një qasje tjetër: Sikur Perëndimi të mos e zgjeronte NATO-n dhe BE-në në lindje, ne tani do të luftonim për Poloninë në vend të Ukrainës dhe Bjellorusisë, pasi është e sigurt se Vladimir Putin do të ushtronte presion ndaj çdo vendi që ndodhet midis Berlinit dhe Moskës.
Ukraina do të kishte qenë shumë kohë më parë nën thundrën e Kremlinit. Nëse ato vende nuk do të ishin bërë anëtarë të NATO-s dhe BE-së dhe do të ishin shumë më të ndjeshme ndaj ndikimit më të madh rus, Gjermania do të ishte zhvendosur më tej drejt neutraliteti, duke kërkuar një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë jo vetëm për gazin natyror, por edhe për të menaxhuar kufijtë e saj me Poloninë dhe Republikën Çeke.
Tani po luftojmë për të përfunduar luftën për kontrollin e saj që në latinisht quhet Intermarium ose “midis deteve”. Kjo do të thotë, Deti Baltik dhe i Zi - një brez shtetesh demokratike, nga Estonia në veri deri në Ukrainë në jug, për t`u mbrojtur kundër imperializmit rus.
Ne ia detyrojmë këtë koncept të Pasluftës së Parë Botërore burrështetasit polak Jozef Pilsudski, që e parashikoi atë si një mbrojtje kundër Gjermanisë. Gjermania është sot një aleate e vjetër. Me humbjen e Rusisë në Ukrainë, qëllimi i Intermarium do të jetë realizuar. Gjithçka ka të bëjë me gjeopolitikën derisa ka të bëjë edhe me Shekspirin, pasi një Rusi pa Putinin në krye, sado e paqëndrueshme që mund të ishte, do të ketë të paktën njëfarë mundësie për t’u bërë një vend normal.
Le të mos harrojmë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, një personazh tjetër shekspirian, pa karizmën dhe udhëheqjen dinamike të të cilit Ukraina nuk mund të kishte grumbulluar kurrë vullnetin për t’i rezistuar Rusisë në fushën e betejës. Gjeopolitika ju çon vetëm larg.
Shënim: Robert Kaplan, drejtues i departamentit të gjeopolitikës në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme në SHBA./ Përshtatur nga CNA.al
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...