Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë vëmendjen e tyre te Kina në rritje dhe në një ekspansion në nivel global, e cila siç e pranoi edhe presidenti Xho Bajden në strategjinë e tij 48-faqëshe të Sigurisë Kombëtare të publikuar në tetorin e vitit të kaluar “është i vetmi vend që synon si të riformatojë rendin ndërkombëtar dhe të rrisë gjithnjë e më shumë, fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike në funksion të këtij objektivi”.
Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare, shprehet hapur se Kina përfaqëson “sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së”. Megjithatë, përfshirja gjithnjë e më madhe e Amerikës në luftën me Rusinë mbi të ardhmen e Ukrainës, po e largon vëmendjen e saj nga sfida thelbësore që paraqitet për të Kina.
Në vend se të eksplorojë mundësinë e arritjes së një marrëveshje armëpushimi, për t’i dhënë fund asaj që është kthyer gjithnjë e më shumë në një luftë rrënuese, me asnjërën nga palët që është në pozitën për të arritur përparime të mëdha në fushën e betejës, administrata Bajden dhe disa aleatë të SHBA-së, po trajnojnë mijëra rekrutë ukrainas dhe po e armatosin me shpejtësi Ukrainën për një ofensivë të re që do të nisë së shpejti, për ta ndihmuar atë të rimarrë disa nga territoret e saj të pushtuara nga Rusia.
Por në thelbin e tij sulmi është shumë më i vështirë sesa mbrojtja. Një ofensivë e madhe pranverore nga forcat ukrainase (duke u mbështetur te pajisjet perëndimore të dërguara muajt e fundit) mund të shkaktojë shumë viktima në radhët e këtyre të fundit.
Në fakt, sa më gjatë të zgjasë lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat që të zhvillohen dy zhvillime tronditëse: Rusia dhe Kina të çimentojnë një aleancë strategjike kundër Perëndimit; dhe që presidenti kinez Xi Jinping të nisë sulmin ushtarak kundër Tajvanit.
Në gjysmën e dytë të Luftës së Ftohtë, pas afrimit të presidentit Nikson me Kinën, SHBA-ja e pozicionoi Kinën kundër Bashkimit Sovjetik, duke e kthyer gradualisht marrëdhënien kino-amerikane në një aleancë informale të orientuar drejt frenimit dhe dobësimit të ndikimit sovjetik.
Kjo garë ndikoi në shtrirjen perandorake të Bashkimit Sovjetik, dhe në fund në triumfin e Perëndimit në Luftën e Ftohtë, pa një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë. Një administratë amerikane largpamëse, do të shmangte përballjen e njëkohshme me Rusinë dhe Kinën, dhe do të kërkonte të vinte sërish njërën kundër tjetrës.
Megjithatë, politika aktuale e SHBA-së po ndihmon në rikthimin e dy konkurrentëve natyrorë, Rusisë dhe Kinës, në partnerë të ngushtë strategjikë midis tyre. Rrjedhimisht, Amerika rrezikon seriozisht ta përshpejtojë rënien e saj relative.
Politika e sanksioneve të SHBA-së, po promovon një partneritet reciprokisht të dobishëm midis Rusisë dhe Kinës, duke ndihmuar në thellimin e një ndarje natyrore të prioriteteve strategjike. Fokusi kryesor i Kinës është në periferinë e saj. Ai shtrihet nga Japonia në të gjithë Azinë Juglindore, dhe deri në Indi.
Ndërsa vëmendja e Rusisë, është e përqendruar kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore. Teksa Rusia kërkon që të rifitojë ndikimin midis shteteve që kufizojnë krahun e saj perëndimor, revizionizmi muskuloz i Kinës synon të vendosë “hegjemoninë përgjatë periferisë së saj, veçanërisht në lidhje me Tajvanin, Detin e Kinës Jugore dhe Indinë”.
Në një kohë që Rusia e mban të zënë SHBA-në në Evropë, Xi ka një hapësirë më të madhe strategjike për të arritur atë që ai e ka quajtur si “misioni historik” i Kinës:rimarrjen me forcë të Tajvanit. Çështja nuk është më nëse, por kur Xi do të japë urdhër të nisë sulmi kundër Tajvanit, një demokraci e lulëzuar që gjithashtu që është superfuqia globale e gjysmë-përçuesve.
Vetëm kompania gjigante “Taiwan Semiconductor Manufacturing Company” (TSMC), prodhon më shumë se 90 për qind të gjysmëpërçuesve më të avancuar në botë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka parashikuar se vënia nën kontroll nga Kina e TSMC, mund t’i shkaktojë një dëm prej mbi 1 trilion dollarë ekonomisë globale, përveç kërcënimit të udhëheqjes ushtarake dhe teknologjike të SHBA-së.
Në fjalimin e tij të parë si president në mandatin e tij të tretë më 13 mars, Xi e lidhi pa mëdyshje përfshirjen e Tajvanit me suksesin e politikës së tij kombëtare të përtëritjes, duke thënë se “thelbi” i përpjekjes së tij të madhe për përtëritje ishte “bashkimi i atdheut”.
Dhe ç’është më e keqja, në një kohë kur regjimi i tij komunist ka ngritur baza të reja për sulme ajrore në qytetet përtej ngushticës, pra drejt Tajvanit; kur ka miratuar ligje të reja të gatishmërisë ushtarake, Xi deklaroi muajin e kaluar se Kina duhet të përgatitet për luftë për të përballuar një fazë të re të “luftës” ideologjike dhe gjeostrategjike.
Pas pra ndryshimit të statuskuosë territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe Himalaja, Xi po synon të lëvizë kundër Tajvanit, pavarësisht rrezikut të një konfliktit të drejtpërdrejtë me SHBA-në. Në fjalimet e kohëve të fundit, Xi e ka cilësuar SHBA-në si një armike të Kinës. Ndërsa gjatë takimit në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, në një deklaratë të përbashkët prej 9 pikash, Amerika u identifikua zyrtarisht si kundërshtarja e tyre e përbashkët. Nën këtë sfond, për administratën Bajden është bërë më emergjent se kurrë frenimi i Kinës nga përmbysja e rendit botëror, duke nisur me pushtimin e Tajvanit.
Por në vend se të angazhojë burime të mjaftueshme për të mbrojtur Tajvanin, administrata po shfaq shenja ankthi mbi varësinë e Amerikës nga mikroçipat që prodhon ishulli. Ajo po e rrit kapacitetin e saj të prodhimit të çipave, teksa kompanitë amerikane kanë premtuar dhjetëra miliarda dollarë investime mbi gjysmëpërçuesit.
Por përqendrimi aktual i SHBA-së në frenimin e ambicieve rajonale të Rusisë, po e dobëson kundërshtimin të përpjekjeve të Kinës për të zëvendësuar Amerikën si fuqia më e madhe në botë. Sa më gjatë të përfshihet SHBA-ja në luftën në Ukrainë, aq më e madhe do të jetë hapësira strategjike për Kinën për të çuar përpara axhendën e saj ekspansioniste, duke përfshirë edhe përshpejtimin e akumulimit të fuqisë ushtarake dhe ekonomike.
Nëse pushtimi rus i Ukrainës ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar, siç besojnë shumë zyrtarë dhe ekspertë në Perëndim, një pushtim kinez i Tajvanit do të sillte një rend të ri global duke i dhënë fund epërsisë globale të Amerikës, dhe e duke minuar sistemin e aleancës të udhëhequr nga SHBA. Ai do të ndryshonte trajektoren e shekullit XXI-të, ashtu siç bëri Lufta e Parë Botërore gjatë shekullit XX-të./ Përshtatur nga CNA.al
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...