Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...

Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çështjet botërore të disa prej udhëheqësve më të shquar të Evropës sesa pamjet e presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu servilosur Xi Jinping, liderit të plotfuqishëm të Kinës.
Në momentin kur demokracia perëndimore përballet me një kërcënim ekzistencial nga fuqia në rritje e regjimeve autokratike, udhëheqësit e saj duhet të bashkojnë burimet e tyre për të mbrojtur veten e tyre, dhe jo të bëjnë sjellje të neveritshme ndaj shteteve armiqësore.
Kina e Xi nuk e fsheh ambicien e saj për t’u bërë fuqia dominuese në botë, nga përpjekjet e saj për të zëvendësuar dollarin si monedhën kryesore, deri tek investimi i saj masiv në ushtri me qëllimin e qartë siç e deklaroi vetë Xi vitin e kaluar “të luftojë dhe fitojë luftërat që kanë nisur nga mesi i shekullit të kaluar”.
Së bashku me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, Kina është në thelb kundër lirisë dhe vlerave liberale ku bazohen qeveritë demokratike perëndimore, siç është e dukshme me shtypjen brutale të demokracisë në Hong Kong dhe qëndrimin e saj agresiv ndaj Tajvanit.
Në rast se Perëndimi dëshiron që t’i rezistojë sfidës së gjeneratave të paraqitura nga autokracitë, ai duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri. Në vend të kësaj, ne kemi pamjen padyshim jo mbresëlënëse të Makron dhe Von der Lejen që bëjnë një vizitë të përbashkët në Pekin, me sa duket me shpresën e kotë se mund të jenë në gjendje të marrin mbështetjen e Xi në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe të zhvillojnë një marrëdhënie më konstruktive me Perëndimin.
Një shpresë naive, sepse vetëm muajin e kaluar Xi e ripohoi aleancën e tij të thelluar me Vladimir Putin gjatë vizitës që zhvilloi në Moskë. Madje të dy udhëheqësit deklaruan formalisht mbështetjen e tyre për bisedimet e paqes, këmbëngulën se NATO dhe jo Rusia, ishte përfundimisht përgjegjëse për provokimin e konfliktit në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, ka prova në rritje - të mbledhura nga analiza e të dhënave doganore nga hetuesit amerikanë - se Pekini po e furnizon me armë Rusinë për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. E megjithatë Macron ka zgjedhur këtë moment për të udhëhequr një delegacion biznesmenësh francezë në një turne nëpër kryeqytetet rajonale të Kinës, mesa duket me shpresën e zgjerimi të lidhjeve tregtare fitimprurëse me Pekinin.
Akoma më i turpshëm është fakti që Von der Lejen, e cila supozohet të përfaqësojë bllokun më të madh tregtar të Evropës, është reduktuar në rolin e “violinës së dytë” të presidentit francez, i cili mori guximin që ta organizonte vizitën në emër të saj.
Vendimi i turpshëm i Macron për të braktisur kauzën e unitetit evropian, në ndjekje të përmirësimit të lidhjeve tregtare franceze me Pekinin, nuk befason në fakt askënd, duke pasur parasysh sjelljen e tij që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në vend se të qëndronte i palëkundur kundër agresionit rus, lideri francez nisi iniciativën e tij diplomatike për të negociuar një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin, e cila nuk arriti asgjë. Prania e Von der Lejen në Pekin është edhe më problematike, pasi rrezikon të minojë politikën zyrtare të BE-së për denoncimin e agresionit rus në Ukrainë, një politikë që ka më pak peshë nëse presidentja e BE-së synon gjithashtu të krijojë lidhje më të ngushta me Pekinin, mbështetësin kryesor të politikës revizioniste ruse.
Qasja konfuze e Von der Lejen ngre pikëpyetje në lidhje me përshtatshmërinë e saj për t’u bërë Sekretarja e ardhshme e Përgjithshme e NATO-s, një propozim që po diskutohet seriozisht në disa qarqe evropiane të sigurisë. Sigurisht, ekzistojnë mënyra më efektive për të mbrojtur aleancën perëndimore sesa përkulja ndaj diktatorëve si Xi Jinping, dhe këtë gjë e tregoi këtë javë edhe pranimi zyrtar i Finlandës në aleancën e NATO-s.
Një nga arsyetimet kryesore të Putinit për nisjen e pushtimit të tij në Ukrainë, ishte se ai po vepronte në kundërpërgjigje të zgjerimit të NATO-s në territorin që ai e konsideron si pjesë e sferës tradicionale të ndikimit të Moskës. Finlanda, e cila zhvilloi një luftë të ashpër kundër sovjetikëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ishte një vend me një peshë të tillë, sa që u detyrua nga Moska të qëndronte neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.
Fakti që Finlanda, e cila ka një kufi prej 1200 km me Rusinë, tani është bërë pjesë e NATO-s, përfaqëson jo vetëm një autogol të madh për udhëheqësin rus, por tregon se kauza e solidaritetit evropian është ende e fortë, pavarësisht nga veprimet e Makron dhe Von der Lejen.
Në fakt, në vend se të kënaqet me misionin e kotë të arsyetimit me liderë të papajtueshëm si Xi Jinping, përpjekjet perëndimore do të shpenzoheshin shumë më mirë me forcimin e lidhjeve me shtetet mike, siç po bën NATO me pranimin e Finlandës, me shpresë edhe të Suedisë, duke supozuar se Stokholmi mund t’i kapërcejë kundërshtimet aktuale të Hungarisë dhe Turqisë.
Nënshkrimi i paktit të mbrojtjes AUKUS midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë, është një zhvillim tjetër inkurajues që tregon se Perëndimi është i përgatitur të mbrojë interesat e tij kundër vendeve si Kina.
I tillë është edhe vendimi i Britanisë për t’iu bashkuar zonës së tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit, Marrëveshja Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP). Krijimi i lidhjeve më të ngushta tregtare dhe të sigurisë me vendet mike, ka më shumë gjasa të mbrojë liritë tona sesa t’i nënshtrohet autokratëve kinezë./ “Daily Telegraph” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...