Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej vitit 2024.
Qysh nga nisja në vitin 2020 e deri më sot ka qenë e vështirë të bëhet një bilanc për pikën ku ndodhemi për shkak të copëzimit në disa njësi zbatuese por edhe të ndryshimeve në kalimin e përgjegjësisë për këtë program.
Së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë iu përgjigj një kërkese për informim mbi ecurinë e këtij procesi duke dhënë kështu për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të këtij programi si dhe të apartamenteve.
“Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojnë punimet për përfundimin e banesave individuale që janë në proces rindërtimi.
Kanë përfunduar punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga donatorë të ndryshëm. Janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)” thuhet në përgjigjen e MIE.
Mbetet e paqartë se sa është numri i apartamenteve që përfshihen në këto ndërtesa me njësi banimi. Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Dëmet nga fatkeqësia e 26 nëntorit 2019
Ecuria e programit të rindërtimit vit pas viti ka qenë e ngadaltë duke bërë që mijëra familje ende të jenë në banesa me qira. Një raport i vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Ministrave zbuloi në shkurt 2020 publikoi shifrat zyrtare mbi dëmet pak para fillimit të Konferencës së Donatorëve. Në total, efekti i fatkeqësisë vlerësohej sa 6.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) ndërsa në humbje 1.1% e PBB, çka në total e çon shifrën 7.5% e PBB.
“Vlerësimi tregon se në total, efekti i fatkeqësisë në 11 bashki llogaritet rreth 985.1 milionë euro, apo 121.21 miliardë lekë, nga të cilat 843 milionë euro, 103.84 miliardë lekë, përfaqëson vlerën e aseteve fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro, 17.37 miliardë lekë, referuar humbjeve. Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), ndjekur nga sektori prodhues me 8.4% dhe edukimi me 7.5%. Sa u takon humbjeve, në sektorin prodhues llogaritet më i larti me 56.4%, ndërsa në strehim 24.1% dhe mbrojtje civile dhe reduktim i riskut, në 9.4%” thuhej në raport.
Dëmet u llogaritën për disa sektorë ku në strehim 11.490 njësi u kategorizuan si plotësisht të shkatërruara ose të prishura dhe do të duhet të rindërtoheshin, ndërsa një shtesë 83,745 njësi strehimi u dëmtuan pjesërisht ose lehtë, duke pasur nevojë për riparim. Në përgjithësi, 18% e njësive totale të banesave u prekën. Tek arsimi dëmet u raportuan në 321 institucione arsimore në 11 rajonet e prekura, duke përfaqësuar 24% të të gjitha institucioneve arsimore./ Revista Monitor
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka bërë analizën e ...
Pak më parë raportuam se gjatë mbledhjes së Asamblesë ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e Asamblesë...
Ditën e sotme është mbledhur Asambelja e PS-së ku socialis...
Mazhoranca duket se është në panik pasi po i dalin skenarë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazet...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin para gazetarëve ...
Asambleja e të pandehruve ka mbyllur punimet. Në fokus të ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë di...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga moti i keq me erë ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka nxjerrë z...
Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, foli për mediat në lid...
Urgjenca e QSUT-së është përfshirë nga flakët mëngjesin e ...
Nga 1 janari 2024, në tregun e lirë dolën 2150 biznese të ...
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është arratisur nga Shqipëria...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Fermerët dhe blegtorët e zonës së Devollit kanë protestuar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...