LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat e rrepta në Asamble/ Socialistët u detyruan të merrnin leje dhe për nevojat personale

11 Shkurt 2024, 19:21, Aktualitet CNA
Masat e rrepta në Asamble/ Socialistët u detyruan të merrnin leje
Foto ilustruese

Pak më parë raportuam se gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së ka patur masa të rrepta sigurie saqë socialistëve u janë hequr dhe valët nga telefonat.

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama kishte vendosur një kontroll aq të rreptë saqë socialsitëve u është dashur t’i dërgojnë letra për të marrë leje edhe për nevojat personale.

Sipas Berishës ky ishte një terror dhe të tilla metoda përdorte dhe ish-diktatori Enver Hoxha.

“Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm.

Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje.

I tillë ishte terrori që vendosi.

Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit”, tha Berisha./ CNA

Lajmet e fundit nga