
Mbrëmjen e kaluar filloi Festa e Birrës në qytetin e Korçës, e cila do të vijojë edhe për 4 net radhazi.
Për festën madhështore ka folur këtë të enjte kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili ka treguar risitë e këtij viti.
“Dje ka filluar edicioni i 17-të i Festës së Birrës në Korçë. Është një festë që ka një histori shumëvjeçare tashmë, një prej eventeve më të mëdha, do thosha eventi më i madh veror në Shqipëri.
Risia e këtij viti është padyshim numri i madh i këngëtarëve të njohur, pra programi artistik më i madh dhe më i mirë sesa vitet e tjera dhe patjetër pastaj edhe pjesëmarrja e shumë kompanive të birrës, meqenëse flasim për një festë birre, por edhe të kompanive që tregtojnë produkte të tjera lokale.
Pra, e gjithë përmasa e festës, edhe atmosfera që krijohet e bëjnë këtë festë një ngjarje shumë të veçantë dhe spektakolare”, u shpreh ai për mediat.
Filo u ndal edhe tek impakti që Festa e Birrës ka sjellë në ekonominë shqiptare me fluksin e turistëve që kanë “zbarkuar” në Korçë.
“Festa e Birrës ka një impakt shumë të madh në ekonominë lokale të qytetit të Korçës dhe jo vetëm. Është një festë e cila sjell një numër të madh vizitorësh, pasi pjesëmarrës në këtë festë janë jo vetëm banorët e Korçës, por edhe shumë njerëz që vijnë për shkak të festës. Dhe të cilët patjetër shpenzojnë, mjafton të themi që të gjitha hotelet në qytetin e Korçës, në fshatrat turistike të Korçës deri në qytetet fqinje janë të mbushur me vizitorë që marrin pjesë në Festën e Birrës. Përveç hoteleve është patjetër e gjithë pjesa e ekonomisë, e konsumit që ata bëjnë, e vizitës që kryejnë në qytet. Pra, është një festë që gjallëron të gjithë qytetin dhe ka një impakt të madh ekonomik”, theksoi kryebashkiaku i Korçës.
Ai përmendi edhe faktin se të gjitha hotelet në Korçë dhe në zonat përreth janë prenotuar dhe nuk kanë më dhoma bosh nga fluksi i turistëve.
Filo tregoi edhe ndryshimet që do të bëhen vitin e ardhshëm, të cilat lidhen kryesisht me ndryshimin e vendit ku do të mbahet festa.
“Ne jemi duke menduar për të bërë disa ndryshime për periudhën në vazhdim, të cilat mendojmë kryesisht të lidhet me vendin ku organizohet festa. Vendi ku ne e kemi organizuar vitet e fundit, te Terminali i ri i Autobusëve na rezulton i pamjaftueshëm për të akomoduar të gjithë numrin e madh të pjesëmarrësve të kësaj feste, prandaj ne jemi duke menduar për të parë alternativa të tjera dhe një prej tyre mund të jetë edhe projekti i ndërtimit të një qendre të madhe të eventeve dhe jetës së natës në pjesën jugore të qytetit përgjatë rrugës Korçë-Ersekë, atje ku ndodhen vaskat e peshkut”, theksoi kryebashkiaku i Korçës./ CNA
SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për lëshimin e tetë...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se me urdhër...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës...
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka dërguar mesa...
Me urdhër të SPAK janë lëshuar tetë urdhër-arreste lid...
Që prej janarit të 2020-ës, SPAK ka nisur hetimet për ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për korrupsioni...
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biz...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqit...
Dy persona kanë rënë në pranga për llogari të SPAK-ut ...
Këtë sezon veror Shqipëria ka regjistruar një rritje të nd...
Këtë mbrëmje të 16 gushtit është çelur sipari i edicionit ...
Rreth 3 javë më parë, CNA denoncoi drejtorin e kufirit në ...
Ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasiden e kësaj të ...
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare ...
Vetëm pak orë na ndajnë nga festa më e madhe verore në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...