LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festa e Birrës, boom turistik/ Nënkryetarja e bashkisë: Nuk ka më vende të lira në Korçë

16 Gusht 2023, 17:54, Aktualitet CNA
Festa e Birrës, boom turistik/ Nënkryetarja e bashkisë: Nuk ka
Nënkryetarja e bashkisë Korçë, Benila Themeli

Vetëm pak orë na ndajnë nga festa më e madhe verore në Shqipëri, Festa e Birrës që do të mbahet për 5 netë radhazi në Terminalin e Autobusëve, në Korçë.

Kur gjithçka po bëhet gati për të nisur festa, dha disa detaje nënkryetarja e bashkisë Korçë, Benila Themeli.

Në një prononcim për mediat, Themeli tregoi se ashtu si në çdo vit, edhe në këtë edicion të 17-të ka një boom të madh turistësh, të cilët kanë rezervuar të gjitha vendet në hotele.

“Jemi në përgatitjet e fundit për të çelur sot siparin e Festës së Birrës, edicionit të 17-të, festës më të madhe në Shqipëri. Jam shumë e gëzuar të them në fillim të këtij komunikimi me mediat, vetëm pak orë para festës, që në Korçë nuk ka më asnjë shtrat të lirë.

Domethënë, të gjitha hotelet e Korçës janë të rezervuara, brenda dhe jashtë saj. Sigurisht, më vjen keq për ata që nuk kanë mundur, apo për ata që vendimmarrjen e kanë lënë për tani, por ashtu siç ndodh edhe vitet e tjera në Festën e Birrës, shumë veta akomodohen në familjet e miqve dhe të të afërmve.

Korça është e tejmbushur dhe ky shënon momentin kulmor të turizmit në Korçë. Madje, Festa e Birrës ka qenë një spunto e zhvillimit të turizmit të eventeve dhe bazuar edhe në suksesin e saj, edhe shumë hotele janë rritur nga viti në vit”, u shpreh ajo.

Nënkryetarja e bashkisë, sqaroi edhe çështjen e rezervimeve të tavolinave.

“Ajo që dua të theksoj, është se Festa e Birrës këtë vit vjen me një program shumë të pasur muzikor, vjen me formulën e rezervimit të një pjese të tavolinave. Pra, një pjesë e tavolinave të festës do të jetë me rezervim dhe një pjesë pa rezervim. Dua të sqaroj për publikun se pagesa që do të shkojë për rezervimin e tavolinave do të konsumohet e gjitha për pije dhe ushqim nga ata. Praktikisht, është një mekanizëm që kush do të ketë një vend në zonën qendrore të festës apo në një tavolinë të garantuar, sepse mund të vijë edhe pak më vonë, jo në orët e para të fillimit të saj, e ka të rezervuar dhe gjithçka për rezervimin e saj do të shkojë për konsumimin e pijeve dhe ushqimit”, deklaroi Belina Themeli.

Ajo theksoi se koncertet e dy ditëve të para do të jenë falas, ndërsa koncertet e 3 ditëve të tjera do të jenë me një pagesë prej 35 mijë lekësh të vjetra në total.

“Koncertet e dy ditëve të para do të jenë falas, ndërkohë që do të jenë me biletë koncertete e 3 ditëve të tjera, pra dita e premte, e shtunë dhe e diela. Dhe prap dua të theksoj një gjë pozitive për publikun, që bileta është edhe më e lirë se vitin e kaluar. Ndërkohë që ka qenë 20 mijë lekë në koncertin e Argiros, sivjet bileta është 3500 që do të thotë është rreth maksimumi rreth 12 mijë lekë bileta ditore. Dhe nga të dhënat tona, shumica e biletave që janë shitur janë të tilla, pra janë 3-ditore dhe shkon në një vlerë për ditë koncerti më të ulët se vitin e kaluar.

Sepse kjo ka ngjallur edhe një lloj diskutimi, por nuk ka asnjë festival në botë, asnjë event që të shkojë pa pagesë, sidomos nëse bëhet fjalë për marrjen e artistëve kaq të mëdhenj”, nënvizoi nënkryetarja e bashkisë./ CNA

Lajmet e fundit nga