LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Rreth 1700 familje pa energji elektrike në Qarkun e Korçës

21 Janar 2024, 09:12, Aktualitet CNA

Moti i keq/ Rreth 1700 familje pa energji elektrike në Qarkun e

Situata e rënduar me energjinë elektrike në Qarkun e Korçës.

Sipas të dhënave nga OSHEE, bëhet me dije se rreth 1700 familje janë pa energji elektrike prej reshjeve të dendura të borës gjatë gjithë ditës së djeshme.

Zonat e thella të Pogradecit janë ato që kanë më tepër abonentë pa energji elektrike, ndërsa probleme raportohen edhe në Bashkinë e Maliqit, Ersekës, dhe Korçës. 

Vijon të ketë reshje dëbore në juglindje. Mësohet se trashësia e dëborës në Dardhë, Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit arrin në 50 centimetra dhe kalimi i aksit rrugor bëhet vetëm me zinxhirë.

Në qytetin e Korçës trashësia arrin në 25 centimetër. Ndërkohë temperaturat regjistrojnë sot -12 gradë./CNA 

Lajmet e fundit nga