
Viti 2022 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të shumta kriminale.
Por përveç elementëve kriminalë që kanë shkaktuar masakra dhe krimeve në familje, kemi pasur edhe efektivë policie, të cilët janë përfshirë në krim.
Njëra nga ngjarjet që tronditi vendin ështe përplasja e vogëlushes në plazhin e Potamit nga Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Ngjarja ndodhi më 2 gusht, kur Tase përplasi me skaf vajzën 7-vjeçare në breg të detit. Ai u arrestua menjëherë pas aksidentit që i mori jeten vogëlushes.
Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për policin, pasi mbi të rëndon akuza për veprën penale “vrasje e me dashje në mënyrë indirekte”.
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Një tjetër krim i rëndë ishte vrasja e efektivit nga kolegu në komisariat.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 majit në komisariatin nr. 3, në Tiranë.
Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç, të dy oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Zaimi fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë. Si pasojë e plagëve të marra, Saliasi ndërroi jetë në spital.
Ngjarja u aludua se ndodhi për shkak se viktima e bullizonte prej kohësh të riun. Zaimi punonte prej një viti e gjysmë në polici, ndërsa viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.
Por nuk ishin vetëm këta efektivët e policisë që u përfshinë në ngjarjet kriminale.
Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale, akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Lami akuzohet se ka transportuar Ervis Martinajn me një makinë nga Durrësi në Tiranë në 5 gusht, ku është kapur nga kamerat e një hoteli.
Agjenti i forcave operacionale ka transportuar me makinë "mbretin" e lojërave të fatit, së bashku me një miss shqiptar, i ka prenotuar atyre një dhomë hoteli dhe është larguar.
Ai u arrestua me 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës".
Ndërkohë, që prej 9 gushtit Ervis Martinaj është denoncuar nga familjarët për humbjen e kontaktit me ta, ndërsa ende nuk dihet fati i tij./ B.A. - CNA.al
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në b...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka falënderuar përzemërsisht ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka bërë b...
Njerëzit e inceneratorëve duket se kanë qenë nga njerëzit ...
Elisi është një nga djemtë e shumtë shqiptar që ka zgjedhu...
Televizoni shqiptar, "ABC News", ka mbyllur një nga emisio...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat, teksa k...
Aksi nacional Korçë – Pogradec është pushtuar nga mjeg...
Gjatë vitit 2022 nuk u kanë shpëtuar prangave disa zyrtarë...
Afera korruptive e inceneratorëve i ka shtrirë zgjatimet e...
Në 10 vite, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, media...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. ...
Porti i Durrësit ka rezultuar një nga portat kryesore ...
Projekti i Portit të Durrësit është një nga investimet...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për festa...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dij...
Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2023 me një spektakël f...
Dubai sapo hyri në Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një intervistë ndryshe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...