Miliona euro pronarit të inceneratorëve/ Skandali korruptiv me ujësjellësit, dosja që “ulëret” për hetim
Njerëzit e inceneratorëve duket se kanë qenë nga njerëzit ...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka bërë bilnacin e punës gjatë vitit 2022 duke analizuar sfidat dhe ambiciet e institucionit që drejton për vitin 2023.
Gjatë një interviste me gazetarin Eni Ferhati të "Euronews Albania" Metani tha se nëse në fillimet e veta, flitej për mungesa njerëzore e infrastrukturore, gati 3 vite më vonë e gjatë vitit që u mbyll, ILD krenohet se ka rezultate dhe flet për vendosje standardesh në sistem, si për punën e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të prokurorëve.
Ndër të tjera ka folur edhe për sistemin gjyqësor duke pranuar se ka presione dhe shantazhe jo vetëm nga politika por edhe media apo shoqëria.
I pyetur se si i shikon deklaratat publike, edhe nga kreu i SPAK-ut për presione e shantazhe ndaj aktorëve të sistemit të drejtësisë, Metani tha se në këndvështrimin e tij sistemi gjyqësor nuk mund të ketë sukses, nëse nuk mbështetet, nëse nuk i krijohet mjedis demokratik, pasi nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci. Nuk mund të shkojnë të dyja anash dhe larg njëra-tjetrës, pasi të dyja ndihmojnë një proces shumë të rëndësishëm, që është kushtetutshmëria e sjelljes politike në vend.
“Ka 5 vite që janë krijuar institucionet e reja të sistemit të drejtësisë dhe po prodhojnë sipas mendimit tim disa rezultate dhe ne duhet ta ushqejmë këtë punë, sepse tek e fundit prandaj e ngritëm këtë sistem të ri, nëse ne çdo ditë dalim dhe kritikojmë, edhe kur themi kritikojmë tej kufijve kushtetues të kritikës, atëherë cili është mesazhi dhe imazhi që japim për këto institucione të reja të drejtësisë, edhe si duam ne të funksionojnë duke i sharë tërë kohës, duke intimiduar gjithë kohën, padyshim që nuk funksionon kështu, padyshim që nuk mund të ketë sukses kështu.
Kjo shkon jo thjesht për pjesën politike, por edhe për pjesën mediatike edhe për pjesën shoqërore, sepse sistemi gjyqësor i përket gjithë shoqërisë, dhe i përket gjithë shoqërisë sot dhe në të ardhmen. Debati duhet bërë në mënyrë të kujdesshme, jo për ruajtjen apo krijimin e disa zgjidhjeve sot, për situata që ne na përplasin me sisteminin gjyqësor.
Ne duhet të mendojmë që çdo zgjidhje, çdo kritikë apo çdo propozim që japim për punën e sistemit gjyqësor, duhet ta mendojmë për vitet që vijnë, duhet ta mendojmë si strategji afatgjatë, duhet ta mendojmë në mënyrë parimore. Vetëm kështu do të kemi sukses me reformën dhe sistemin gjyqësor që prodhon drejtësi.
Nëse ne mundohemi të zgjidhim situatat e sotme me një zgjidhje të sotme, pa e parë me synim afatgjatë një rast, atëherë ne nuk kemi bërë asgjë, vetëm zgjasim agoninë e zhvillimit tonë.”, tha z. Metani./ CNA.al
Njerëzit e inceneratorëve duket se kanë qenë nga njerëzit ...
Elisi është një nga djemtë e shumtë shqiptar që ka zgjedhu...
Televizoni shqiptar, "ABC News", ka mbyllur një nga emisio...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat, teksa k...
Aksi nacional Korçë – Pogradec është pushtuar nga mjeg...
Gjatë vitit 2022 nuk u kanë shpëtuar prangave disa zyrtarë...
Afera korruptive e inceneratorëve i ka shtrirë zgjatimet e...
Në 10 vite, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, media...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. ...
Porti i Durrësit ka rezultuar një nga portat kryesore ...
Projekti i Portit të Durrësit është një nga investimet...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për festa...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dij...
Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2023 me një spektakël f...
Dubai sapo hyri në Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një intervistë ndryshe...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka dalë jashtë kornizave duke ...
Një 24-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka hu...
Zelanda e Re është vendi i parë që ka mirëpritur Vitin e R...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...