LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luajti ndaj Interit, ja si u vlerësua Rey Manaj pas ndeshjes

1 Dhjetor 2021, 20:48, Sport CNA
Luajti ndaj Interit, ja si u vlerësua Rey Manaj pas ndeshjes

Rei Manaj sot ka luajtur një ndeshje shumë speciale, pasi është vënë përballë skuadrës së Interit, ku u rrit si futbollist e bëri debutimin në Serinë A. Një tifoz i deklaruar i zikaltërve, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare sot u mundua që të ndalte kampionët në fuqi të Italisë, por pa arritur të bënte shumë gjëra ndaj një ekipi që është pretendent për titull, teksa luan me Specian e cila në këtë sezon duket në vështirësi të mëdha.

Dy ishin momentet ku ai ra në sy, për një karton të verdhë në pjesën e parë dhe për një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës në pjesën e dytë të duelit. Kjo bëri që për të pas ndeshjes të kishte njëlloj kritika dhe vlerësime.

Portali i ?Eurosport? ka vendosur notën 5 për sulmuesin shqiptar. ?Bën shumë faulle, është me vonesë, gjithmonë i paraprijnë. Nuk jemi aty ku duhet. Vetëm një gjuajtje e pritur mirë nga Handanoviç?, shkruhet në këtë portal në notat pas ndeshjes.

Ndërkohë, ?Tuttomercatoweb? vë theksin te përkushtimi i lojtarit, ndaj i ka vënë notën 6. ?Një ndeshje speciale për shqiptarin, luan kundër skuadrës që e bëri të debutonte dhe përplaset gjatë të gjithë ndeshjes. Tregon shumë dëshirë, vë në provë edhe Handanoviç në fund të ndeshjes?, shkruan ?TMW? për sulmuesin kuqezi.

Lajmet e fundit nga