LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Struga nxjerr jashtë Kupës Shkëndijën, eliminohet edhe Shkupi

1 Dhjetor 2021, 16:25, Sport CNA
Struga nxjerr jashtë Kupës Shkëndijën, eliminohet edhe

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë së Veriut, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në derbin shqiptar ndaj Strugës dhe më pas nga pika e bardhë fati u buzëqeshi struganëve që kaluan në turin tjetër.

Ndonëse me ?artilerinë e rëndë? në fushë, Shkëndija nuk arriti të shënojë asnjë gol gjatë kohës së rregullt dhe nga pika e bardhë gabuan sulmuesi shkodran Sidrit Guri dhe futbollisti Valmir Nafiu, ndërsa te Struga, penalltinë vendimtare e shënoi futbollisti i rritur te Tirana, Klinsman Cake.

Merr fund rrugëtimi në Kupën e Maqedonisë së Veriut edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin, që gjithashtu ruajti barazimin pa gola ndaj Makedonija GP, por u eliminua pas gjuajtjes së penalltive.

Gjithsesi Shkupi mund të ngushëllohet me faktin që është pretendenti kryesor për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 35 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje, ose 4 pikë më shumë se Akademija Pandev që e ndjek.

Lajmet e fundit nga