LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për vdekjen e Maradonës, shkon në 8 numri i të akuzuarve

1 Dhjetor 2021, 16:43, Sport CNA
Hetimet për vdekjen e Maradonës, shkon në 8 numri i të

Hetimet mbi mjekët që janë treguar të pakujdesshëm për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdojnë të thellohen. Së fundit, në një artikull të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, është zbuluar se prokuroria ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve.

Nën akuzën për ?mospërputhje dhe neglizhime të rënda në ushtrimin e funksionit të mjekut?, prokurorët kanë bërë me dije se të hetuarit do të dalin përpara gjykatës më 20 dhjetor. Kështu, i pari nën hetim është vënë Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor të legjendës disa ditë para vdekjes së tij.

Listës së të akuzuarve, bashkë me Di Spagna, i janë shtuar edhe dy përsona të tjerë. Këtu përfshihet edhe mjeku personal të tij, Leopoldo Luque dhe psikologia Agustina Cosachov.

Lajmet e fundit nga