LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Variant i ri afrikan i koronavirusit/ Mjeku shqiptar në Londër, tregon sa rrezikon vendi ynë

27 Nëntor 2021, 20:17, Lifestyle CNA
Variant i ri afrikan i koronavirusit/ Mjeku shqiptar në Londër, tregon

Laidon Shapo, specialist i shëndetit publik në Londër, ka folur për rreziqet e variantit të ri afrikan të koronavirusit.

Në një lidhje me MCN TV, mjeku tha se megjithatë ky variant ka trasmetueshmëri të lartë, është ende herët të shohim se sa është efikase vaksina ndaj saj.

?Rrezikshmëria qëndron në faktin se ky ka treguar se ka të gjitha shenjat e cila mund të jetë fytyrë e re, e cila mund të kaloi dhe i hipi sipër edhe Deltës, i cili ka 6-7 muaj qe vjen vërdallë. Është jo i aftë të transmetohet në të njëjtën format si Delta, ky virus tregon që ka një ndryshim prej 30-32 ndryshimesh gjenetike në sipërfaqe virale.

Por duhet parë nëse ata që janë vaksinuar me 1 ose 2 doza, ose e kanë kaluar virusin, te ata mund të shikohet një luhatje, sepse ky në rend dite bën që të maskohet shumë mirë, par sa më shumë ndryshime gjenetike sa më shumë maskim të virusit. Për momentin frika e virologëve është se na duhet akoma më shumë kohë për të parë se si mund të përballemi me këtë fytyrë te re të virusit?.

Por sa rrezikohet Shqipëria? Mjeku tha se vendi të tregohet i kujdesshëm dhe të monitoroj rrezikun përmes masave antiCovid.

?Në Shqipëri gjërat marrin një ngjyrim tjetër,. Ideja në Shqipëri është se në rastëse Britania ka fluturime të shumta dhe hyrje-dalje me Afrikën e Jugut, pra me burimin, Shqipëria nuk ka fluturime me burimi, porse duhet të mbajë sytë hapur përmes një survejance të kujdesshme, sepse kështu erdhi edhe varianti kent, delta, pra duhet të mbajë sytë hapur, përmes epidemiologjisë, testeve antiCovid. Për momentin nuk ka të dhëna se ky variant ka forcë më të madhe se delta, por gjithçka në epidemiologjinë e sotme është se me shumë kujdes duhet të ndiqet hap pas hapi për të ditur se ky mikron do të na shkaktoj probleme?./CNA.al

Lajmet e fundit nga