Connect with Us

Përgjimet-Pastrimi i parave për Cosa Nostra-n/ Rezart Taçi futi në lojë edhe Presidentin..

Kronika

Përgjimet-Pastrimi i parave për Cosa Nostra-n/ Rezart Taçi futi në lojë edhe Presidentin..

Publikuar

-

/

Një ditë më parë SPAK, njoftoi se ka shpallut në kërkim, biznesmenin Rezart Taçi.

Sot kanë dalë në dritë, përgjime mes një prej të pandehurëve dhe biznesmenit Rezart Taçi për transferimin e fshehtë të parave, të siguara nga gazetari Thimi Samarxhi.

Mëngjesin e 28 maj 2021, teksa ndodhej në autoveturën e tij, Danielle Cestagalli fliste në telefon me Rezart Taçin, duke i treguar detaje nga operacioni financiar i lidhur me Francesco Zummo-n, i cili ka pasur një sërë komplikacionesh lidhur me sektorin imobiliar me bllok kapitali.

Tani këto kapitale mbahen nga fondacionet në Lihteshtejn dhe banka i ka komunikuar Zummo-s që, sapo Daniele të japë dritën jeshile, do të spostojë fondet në llogarinë personale të Zummo-s. Kjo, në mënyrë që ai nga kjo llogari të mund të bëjë menjëherë transferimin. Daniele thekson së bëhet fjalë për diçka serioze, por që sigurisht ka probleme për sa kohë banka e Lihteshtejnit mund të vihet në kontakt me bankën në Itali, duke nxjerrë kështu të palarat.

Më pas, Cestagalli, në të njëjtin rast, informonte bashkëbiseduesin e tij Rezart Taçi, që të jepte dhe ai ndihmën e tij duke hapur një llogari të tretë bankare, për ta përdorur për të paguar ndërmjetësit e tyre.

Cestagalli: “...mbrëmë isha me atë avokatin e tij, që e ka emrin Fabio Petruzzella (…). …z.Zummo kërkon që t’i transferojë të gjitha dhe të çlirohet një herë e mirë, dhe më pas të bëjë një xhiro në llogarinë e avokatit të tij. Në këtë mënyrë ai merr këto fonde….dhe… i dërgon menjëherë në llogarinë e këtij avokatit, këtij Fabios. Do ishte më e lehtë të hapeshin bashkarisht, dhe kështu operimi kryehet menjëherë…pjesa tjetër Amen.

Ndërsa ajo që do të thosha tjetër vëlla, është se kam nevojë që ata të tutë të më hapin një llogari…por çështja është delikate se duhet të njohësh njerëz…..kjo është arsyeja që .. (…) dhe prandaj doja të të shihja që të flisja edhe me shifra.

LEXO EDHE:  SPAK jep pretenca për të arrestuarit e 'Dosjes 339'/ Mbi 50 vite burg për ‘bosin’ e Avdylajve dhe 17 të tjerët

Dhe po të them që bëhet fjalë për çështje serioze, kështu që duhet bërë shpejt, mundësisht të mërkurën, u kuptuam?, ok flasim më vonë Rezart”.

Ndërsa në bisedimet e kryera më 15 qershor 2021, udhëtimi i Zummo dhe Petruzzella drejt Shqipërisë zbulon detaje që për të kryer transferimin me sukses, iu kërkuan favore personazheve të njohur.

Gjithashtu mësohet se Rezart Taçi kishte ndërhyrë edhe tek Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Këtë të fundit e përdori për të kaluar nga “banka e Presidentit”, i cili do të merrte edhe ai shumën e vet të parave sapo transferimi të kryhej.

Në orën 20:03 tjetër telefonatë ndërmjet Danieles dhe Rezartit, zëri i të cilit nuk dëgjohet mirë.

Daniele: ...Perfekt, perfekt…pra ke vendosur që ta hapim atje?…..mirë….Po si do ja bëjmë për kalimin…më ço pak emrin, s’po i them gjë atyre deri nesër, por pastaj ia bëjmë surprizë…shkojmë te Presidenti dhe pikë, shumë mirë.

Në orën 20:06, Daniele i përgjigjet telefonatës së 11 me Rezartin, të cilit përsëri nuk i dëgjohet zëri, por ai thotë se kërkon t’i rrëfejë diçka të cilën nuk duhet ta flasë me askënd, e aq më pak me Fabion, të cilit kërkon t’ia thotë të nesërmen kur të jetë e sigurtë.

Daniele : …tani isha në telefon me të për të organizuar një takim….e enjte, pasdite…do vijnë në Tiranë…ja pse nuk të përgjigjesha, më mori Presidenti i Bosnj…jo më fal, i Malit të Zi. Do e hapë llogarinë nga …/Gazeta Shqip

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati me armë zjarri në Tiranë/ Zbardhen detajet, video nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Të tjera detajë kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti,

Mësohet se është qëlluar me armë drejt mjetit te L.M. 63 vjeç, administrator i një shkolle private në Tiranë.

Drejt makinës së 63-vjeçarit është qëlluar me tre plumba.

Dy prej tyre kanë kapur automjetin me të cilin po lëvizte.

LEXO EDHE:  SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit

LEXO EDHE:  “Dosja e nxehtë” në sirtarët e drejtësisë/ Kur do zgjohet SPAK, për skandalin me pesticidet



Pritet të merret dëshmia për të ndihmuar hetimet mbi zbardhjen e ngjarjes.

Më poshtë video nga vendi i ngjarjes:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme te nënkalimi te Liqeni i Thatë.

Policia e Tiranës bën të ditur se si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

LEXO EDHE:  “Dosja e nxehtë” në sirtarët e drejtësisë/ Kur do zgjohet SPAK, për skandalin me pesticidet

LEXO EDHE:  Edi Rama drejtë “Hagës”!

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Paraqet rrezikshmëri”/ GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt 

Publikuar

-

Nga

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis.

GJKKO  i ka refuzuar kërkesën, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.

Kujtojmë këtu se GJKKO ka dënuar Arbër Çekajn me 21 vite burg vitin e kaluar  por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.



Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Vonesa me SPAK dhe Byron Kombëtare të Hetimit/ Ambasadori Lu tregon arsyet

LEXO EDHE:  Covid-19 “mbërthen” SPAK/ Izolohen gjyqtarët

Pak muaj më parë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan që të arratiseshin nga burgu 313./CNA.al

LEXO TE PLOTE