LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet e pajetë në banesë e moshuara/ Zjarrëfikësit hyjnë nga ballkoni

12 Nëntor 2021, 15:43, Kronika CNA
Gjendet e pajetë në banesë e moshuara/ Zjarrëfikësit

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë. Bëhet fjalë për një 84-vjeçare e cila mësohet se jetonte në banesë e vetme.

Sipas BW, rasti në fjalë është regjistruar në rrugën ?Tefta Tashko Koçi?, në afërsi të komisariatit nr.1.

Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të hyrë në banesën e të moshuarës, përmes dritares së ballkonit. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarrfikësit kanë hyrë në banesë përmes ballkonit./CNA.al

Lajmet e fundit nga