LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikt për motive të dobëta/ Plagoset me thikë i mituri jashtë ambienteve të shkollës

11 Nëntor 2021, 11:50, Kronika CNA
Konflikt për motive të dobëta/ Plagoset me thikë i mituri

Në spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i plagosur një 17 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, 17 vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta, jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasë.

?Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç. Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar   jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga