LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar në Itali për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Dritan Betit dhe bashkëpunëtorëve të tij

11 Nëntor 2021, 09:13, Kronika CNA
I dënuar në Itali për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka sekuestruar një numër të madh pasurish me vlera miliona euro të Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BW, se sekuestrimi është bërë pasi është arritur të konfirmohet se Beti, është dënuar për trafikim droge në Itali.

Si pasojë atit i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si apartamente, makina etj. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por edhe për raste të tjera të ngjashme.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:

Truall 83.78 m2 në rrugën ?Mihal Grameno? Tiranë
Apartament 66.60m2 në rrugën ?Vëllezërit Huta? Tiranë
Apartament 125.67 m2 në rrugën ?Mihal Grameno? Tiranë
Apartament 93.70 mln në Tiranë
Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
Bar kafe në rrugën ?Qemal Stafa? në Njësinë nr.8 në Tiranë

Dritan Beti 50-vjeç u arrestua një vit më parë në 11 Nëntor 2020 me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin me 8 vite burg.

Lajmet e fundit nga