LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Basha fyen publikisht demokratët

12 Nëntor 2021, 13:39, Politikë CNA
Skandali/ Basha fyen publikisht demokratët

Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha, për të cilin thotë se ka fyer anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe votuesit e kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se të etiketosh ata mijëra delegatë si ?letra të mbyllura në kasafortë? tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën.

?Pengu i Edi Ramës strehuar në zyrat e Partisë Demokratike vijon të fyejë anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar, votuesit e kësaj partie, mijëra burra e gra, djem e vajza që kanë vendosur ta shpëtojnë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës.

Të etiketosh ata mijëra delegatë si ?letra të mbyllura në kasafortë? tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën.

Pengu nuk i thotë dot publikut se cili nen i statutit i kërkon Kryetarit, Sekretarit apo Kryesisë të verifikojë emrat e delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar ?

Cili Nen? Nuk ka !

Si ne çdo rast verifikimin e prezencës dhe mandatin e delegatëve e realizon Kuvendi Kombëtar ditën që mblidhet.

11 Dhjetori i Ri po afron me shpejtësi !

Çlirimi, ringritja, bashkimi e forcimi i Partisë Demokratike do të nisë dhe pengu do ti njohë më në fund edhe demokratët e vërtetë, të cilët ka refuzuar ti njohë, ti takojë, ti respektojë e nderojë për tetë vite me rradhë.

Tani herë i quan ?llum? e herë ?letra të mbyllur në kasafortë?.

11 Dhjetori do ta ndihmojë edhe pengun të njohë demokratët !

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë?-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga