LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet loja Rama-Basha/ Kreu i PD iu rikthehet "shushunjave"

12 Nëntor 2021, 13:16, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se vijon marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse në Kuvend, bëjnë sikur zihen, mesa duket loja e tyre është e qartë.

Nga njëra anë, Lulzim Basha deklaron se do të ?rrëzojë? regjimin, por në fakt në vend të Ramës, duket se ?betejën? e tij e ka me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.

Kujtojmë këtu se pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021, Basha doli e tha se ?beteja sapo ka filluar, se 25 prilli ishte masakër zgjedhore?, e të tjera alibi si këto, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD.

cna lajme politikePor, ndërsa demokratët prisnin ?betejën? kundër Ramës në shtator, në fakt ?beteja? filloi kundër Berishës.

Lulzim Basha, me një vendim persona dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, doli dhe përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Pra, që të ?luftojë? Ramën, largoi nga PD, liderin historik?

Më tej, në një nga seancat parlamentare, Basha deklaroi se ?nuk kam ndërmend të shkelmoi 16 vite bashkëpunim me Sali Berishën?, por vetëm disa ditë më pas ?lëpiu atë që pështyu?, dhe filloi sulmet ndaj ish-kryeministrit.

Basha doli e akuzoi Berishën si bashkëpunëtor të Ramës, se po i jep oksigjen regjimit të tij, e të tjera si këto.

Po ashtu Basha iu kthye edhe akuzave ndaj Metës, me partinë e të cilit ishte në koalicion deri pak kohë më parë.

Por, së fundi kanë dalë në dritë të tjera detaje që tregojnë qartë marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës, dhe nxjerrin zbuluar lojën e tyre.

Në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit më kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha filloi sulmet ndaj PDIU dhe LSI, të cilat i cilësonte si ?shushunja?.Zgjedhjet e 25 prillit/ PD gëzon rritje në Tiranë, tkurret LSI

?Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare.?-deklaronte Basha në vitin 2017.

Më pas në vitin 2019, Basha mori në ?gji? pikërisht ?shushunjat?.

Pra, rreth 18 muaj pasi Basha tha këto fjali, ai jo vetëm që nuk e mbajti premtimin me të cilin iu drejtua demokratëve dhe mbështetësve të tij, por në shkurt të vitit 2019 nënshkroi marrëveshje pikërisht me ata që i quante ?shushunja?, LSI dhe PDIU.

Tani që pretendohet se po ?lufton? kundër regjimit të Ramës, në fakt duket se po përsëritet 2017 dhe Basha e ka kthyer vëmendjen sërish tek PDIU dhe LSI.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, krahu i djathtë i Lulzim Bashës në një deklaratë për mediat sulmoi PDIU.

Gazment Bardhi, deklaroi se në krah të Berishës është një person që sipas tij ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Ornaldo Rakipi.

?Kuvend Kombëtar me ?Qifen? dhe shefin e shtabit të ?Qifes? nuk ka për të pasur?-tha Bardhi dje.

Nga ana tjetër Bardhi ka sulmuar edhe LSI, për të cilën tha se se PD i ofroi 15 mandate të sigurta në listë të përbashkët, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Pra, gjithçka duket e qartë. Dhe loja Rama-Basha kuptohet lehtësisht nga shqiptarët dhe demokratët, të cilëve nuk mundet më që t?iu hedhë hi syve, kreu i Republikës së re dhe as ata që i shkojnë nga pas./CNA.al

Video-Çfarë ka thënë Basha për LSI dhe PDIU/ Nesër do të qeverisë me ?shushunja?  

Lajmet e fundit nga