LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRPD

11 Nëntor 2021, 21:15, Politikë CNA
Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRPD

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan me Blendi Fevziun, Këlliçi theksoi se do të jetë në detyrë formalisht deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës së FRPD, kohë në të cilën zgjidhet edhe kryetari i ri.

?Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD?, deklaroi  Këlliçi.

Vendimi i tij vjen në një kohë përplasjesh brenda PD, përplasje të cilat lindën kur kreu i PD, Basha shpalli zgjedhjet në FRPD, të cilat Këlliçi i kundërshtoi dhe ky i fundit iu bashkua ?Foltores? së liderit historik, Sali Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga