LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me kë tallesh ti o fundërrinë”/ Demokratët “masakrojnë” Gazin e Lulit

12 Nëntor 2021, 09:09, Politikë CNA
“Me kë tallesh ti o fundërrinë”/ Demokratët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi një ditë më parë, doli në një konferencë për mediat, duke thënë se nuk janë dorëzuar firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi doli e tha se nuk ka asnjë firmë, sepse sipas tij firmat duhej të ishin dorëzuar në zyrën e Protokollit në PD.

Bardhi i bëri thirrje ish-kryeministrit Berisha, që nëse i ka siguruar realisht firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së t?i depozitojë në protokollin e selisë blu dhe jo në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Deklarata e Bardhit është publikuar live edhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në rrjetet sociale.

Ndërkohë, demokratët kanë shpërthyer në komente, duke i drejtuar akuza të forta Gazment Bardhit, të cilin e quajnë tradhëtar.

?Mos diskuto fare, Ramën në pushtet e mbani ju lepurusha që bëni pazar mbi në demokratët. Po s?mundet ta prishni ju PD, ti ske për ta parë më atë parti se ti i mbushe xhepat plot. Te Rama e ke vendin?-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan ?Me kë tallesh ti o fundërrinë, jeni paralajmëruar me kohë që po u afrohet uragani, por mos e vra mendjen se do ta gjejmë zgjidhjen së shpejti duke larguar ju tradhëtarëve me Lul pengun në krye?.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Si ky lyfi dhe Partia Socialiste në një gjuhë flasin. Elisa është rrit me foton e Saliut edhe ky lyfi hahaha që nuk na mbrojti dot të dhënat tona nga patronazhistat pjellë e Sorros nuk ka njeri që i voton. Këta janë të pabesushëm sa të jëne këta që çfarë nuk kanë marrë nga qeveria me gjoba, Rama fle i qetë. Ky lyfi tallej me ne ne fb sdo e lëmë mbas dore të dhënat tuaja dhe naten flinte me Ramen?.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/CNA.al

Lajmet e fundit nga