LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani: Basha ka çuar në Kuvend ligje fashiste, po falsifikon fjalët e veta

11 Nëntor 2021, 21:01, Politikë CNA
Manjani: Basha ka çuar në Kuvend ligje fashiste, po falsifikon

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në Euronews Albania.

Për juristin Ylli Manjani, kreu i opozitës Lulzim Basha është në rënie dhe këto pikë nuk ka për t?i fituar më asnjëherë pasi opozita e tij i ka sjellë vetëm dëme opinionit publik.

Sipas tij, maksimumi që mund të bëjë Basha është të krijojë një LSI brenda PD.

Manjani tha se opozita që Basha po bën është konfuze dhe e rrezikshme. Ai i cilësoi fashiste dhe komuniste ligjet që opozita ka çuar në kuvend, duke iu referuar këtu ligjit për vetingun e politikanëve dhe ai që i shpall biznesmenët mafiozë.

?Një qeveri me origjinë nga komunizmi nuk merr vendime të tilla dhe ja lë këto partisë së djathtë. Kjo është e rrezikshme, dëmin në interesin publik dhe atë demokratik kjo opozitë e ka konsumuar. Lideri nuk bëhet kurrë lider kur falsifikon fjalët e veta, këtë vetëm Basha e ka bërë. Ndaj ka rënë në pikiatë për shkak të kontributit negativ që ka në interesin publik. Maksimumi mund të bëjë ndonjë LSI në të djathtë. Opozita duhet ta ndajë sa më parë kë ka udhëheqës?, tha Manjani./euronews

Lajmet e fundit nga