LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’mund ta mendosh PD-në pa të”/ Floriana Garo flet për marrëdhënien me Berishën, si ka ndikuar

11 Nëntor 2021, 20:12, Politikë CNA
“S’mund ta mendosh PD-në pa të”/ Floriana Garo flet

Drejtoresha e Komunikimit në lëvizjen  e Berishës, Floriana Garo, është e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi se nuk mund ta mendosh dot PD-në pa Sali Berishën.

Garo tha se foltorja e Berishës është shumë shpresëdhënëse.

?Që kur jam kthyer në Shqipëri, kam dhënë kontruibut në PD. Kjo sepse kam dashur të jap kontributin tim për ndryshimin në vend. Unë kam ardhur në Shqipëri nga Zvicra për të qenë në vendin tim dhe për të dhënë kontribut për PD në moment kyç të historisë. Basha vendosi të më vërë si zëdhënëse.

Por, marrëdhënia ime me Berishën ka qenë më e hershme dhe Berisha te unë ka ndikuar për përfshirjen time në PD, kjo se unë e kam vlerësuar dhe respektuar. PD nuk mund të mendohet dot pa Berishën. Unë mendoj se ndryshimi sot është të ardhurit në pushtet e PD, me të rinjtë që janë plot shpresë. Berisha është i ri në shpirt plot me shpresë, që po shkund PD-në në një mënyrë që nuk është menduar kurrë, edhe ai ka thënë se nuk e ka pritur. Foltorja është shumë shpresëdhënëse?, u shpreh Floriana Garo./CNA.al

Lajmet e fundit nga