LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Foltoren mezi e prisnim”/ Topalli: Kam 10 vite që paralajmëroj demokratët

11 Nëntor 2021, 21:43, Politikë CNA
“Foltoren mezi e prisnim”/ Topalli: Kam 10 vite që

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehu qartazi se qëndrimet e saj gjatë gjithë kohës, kanë qenë një paraprijë e asaj që do të vinte më pas nga lideri historik, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan me Blendi Fevziun, ajo theksoi se ?Foltorja? kishte kohë që pritej dhe se kishte 10 vite që paralajmëronte shqiptarët për ?rrezikun? që Basha do t?i sillte më vonë PD-së.

?Kam 10 vite, në mënyrë të veçantë në 2017, gjatë kohës së çadrës dhe pastaj pas çadrës, kur Lulzim Basha tradhëtoi çadrën dhe hyri në qeveri me Edi Ramën, që i kam thënë demokratëve  ?largojuni Lulzim Bashës se ju ka shitur tek Edi Rama?. Nuk më kanë besuar! 

Pastaj u kanë thënë disa herë, pa larguar Lulzim Bashën, nuk ikën Edi Rama. Nuk më kanë besuar! Në çdo emision televiziv ju keni mbrojtur Lulzim Bashën, unë kam mbrojtur atë që është e vërtetë. Për mua, lëvizja dhe qëndrimet e mia, i kanë paraprirë ?Foltores?. Do kisha dashur shumë që kjo ?Foltore? të ishte mbajtur shumë kohë më parë?, tha Topalli.

E pyetur se përse nuk ka shkuar deri më sot në ?Foltoret? e mbajtura, Topalli u shpreh se nuk ka dashur t?u zërë vendin demokratëve të cilët qëndronin me qindra jashtë në pritje dhe mbështetje të liderit historik, Sali Berisha.

?Unë jam me qëndrimet, do shkoj në sallë. Pse t?i zë vendin një demokrati kur ato rrinë jashtë duke pritur me qindra se s?kanë vend ku të ulen. 

Unë aty jam, I kam paraprirë, është ngjarja më madhore në një kohë krize të rëndë. PD me Lulzim Bashën shkoi në binarin e vdekjes. Berisha arriti të mobilizojë dhe ta marrë partinë De Facto.

Përpjekja për ta sjellë diskutimin duke spekuluar mbi procedurën, ështëtipike  më hileqarja për t?i ikur nga thelbi i ngjarjes për demokratizimin e PD?, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga