LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Berisha betejë të trefishtë me Bashën, Ramën dhe SHBA, të vërtetojë se e ka shumicën e partisë

11 Nëntor 2021, 19:37, Politikë CNA
Bushati: Berisha betejë të trefishtë me Bashën, Ramën

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ?Shock? në Euronews Albania se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të bëjë sa më parë transparencë përballë publikut lidhur me firmat që ai pretendon se ka mbledhur për të thirrur kuvendin kombëtar të PD.

Sipas Bushatit në këtë pikë ku ndodhet Berisha është futur në një betejë të trefishtë me Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe ambasadën e SHBA, ndaj e vetmja mënyrë për të dalë në krye është të ketë një aleancë të fortë me publikunm ndaj të cilit duhet të jetë domosdo transparent.

?Berisha është i dënuar të na tregojë se është shumicë në atë parti, se i ka ato 4200 firma jo vetëm në kasafortën e Palokës, por duhet të hapte një faqe interneti dhe të thoshte këta janë mbështetësit e mi. Kështu do kuptohej kush është shumicë. Ndaj ajo që kërkoj nga Berisha është nëse do të mbledhësh një kuvend, bëhu transparent dhe trego njerëzit që të mbështesin. Në thelb kjo është lëvizje që do mbështetjen e publikut, duhet patjetër të ketë transparencë. Nëse pretendon se ka partinë, por ajo është e mbyllur në kasafortë, kjo nuk shkon?, tha Bushati./euronews

Lajmet e fundit nga