LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëna e vajzës së dhunuar rrëfen tmerrin/ “Mjekët s’më japin shpresë”

2 Nëntor 2021, 11:44, Kronika CNA
Nëna e vajzës së dhunuar rrëfen tmerrin/ “Mjekët

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar nga i ati në Kamëz, ka rrëfyer detaje tronditëse për gjendjen shëndetësore së miturës, duke pohuar se mjekët nuk i japin shpresë.

?Shkaku është ngjarja e jetës që nga fillimi e deri tani. Është luajtur me lajmet. Më është dëmtuar identiteti, si i imi dhe si i fëmijës. E kam rritur me gjak. Nëna asnjëherë nuk abuzon me fëmijët. A ka nënë që abuzon me fëmijët e vet?!

Gjendja e vajzës është shumë keq. Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë. Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s?të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S?më kanë dhënë detaje. Çdo vizitë bëhet pa praninë time.

S?më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme e zorrët?, shprehet nëna e të miturës.

Ajo gjithashtu tha se edhe psikologia i ka shprehur se vajza është në gjendje të vështirë dhe se do kohë që të marrë veten.

Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihmar për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit. Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S?kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete.?, shprehet e ëma./CNA.al

Lajmet e fundit nga