LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i ish-policit/ Shoqërohen 12 persona

1 Nëntor 2021, 10:40, Kronika CNA
Ekzekutimi i ish-policit/ Shoqërohen 12 persona

Ekzekutimi i ish-policit në Laç, ngjarje e cila tronditi vendin mëngjesin e ditës së sotme, ka bërë që policia të shoqërojë për të marrë në pyetje 12 persona, të cilët dyshohet se kanë informacion mbi ngjarjen. Policia gjithashtu ka sekuestruar disa kamera sigurie, të cilat kanë filmuar automjetin i cili është përdorur nga autorët, gjatë atentatit mafioz. Në kamera vihet re automjeti tip ‘Toyota’ teksa lëviz në ndjekje të tij.

Ish-polici i rrugores në Kurbin, Xhelal Reçi, 61 vjeç, u ekzekutua  më armë zjarri në orën 07:23, sapo doli  nga makina e tij tip ?Benz? për të hapur bizneset e tij.

Në momentin që është qëlluar, Xhelal Reçi tentoi  të largohej për t?u mbrojtur pas biznesit të tij, por nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të  plagëve të marra./CNA.al

Lajmet e fundit nga