LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prangosen katër persona dhe proçedohen katër të tjerë/ Për çfarë akuzohen

2 Nëntor 2021, 08:47, Kronika CNA
Prangosen katër persona dhe proçedohen katër të

Policia e Korçës bën të ditur se janë vënë në pranga katër shtetas, si dhe janë proceduar penalisht katër të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. B., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Z. Sh., banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas më datë 31.10.2021, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, pranë fshatit Voskop, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf”, ka aksidentuar shtetasin M. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe më pas drejtuesi u largua nga vendngjarja.

A. A., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi pranë kryqëzimit të Ersekës, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin autobus tip “Benz”, në gjendje të dehur.

A. R., 48 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me disa pemë dekorative. Pas kontrollit të kryer rezultoi se A. R., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit D. A., 30 vjeç; Gj. P., 37 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. A. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë, iu gjetën 1 dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 doza me lëndë të dyshuar heroinë dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshatin Beragozhd, Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi” një sasi dru zjarri, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga