LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballja me Blinken në gjykatë/ “The Washington Times” jehonë padisë së Berishës

29 Tetor 2021, 13:01, Politikë CNA
Përballja me Blinken në gjykatë/ “The Washington

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se Gjykata në Paris, ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur non-grata, atë dhe familjen e tij.

Por, padia e Berishës në një gjykatë në Paris, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Media presigjoze amerikane, Washington Times i ka kushtuar një shkrim ish-kryeministrit Berisha.

?The Washington Times? ka publikuar edhe një pjesë të një interviste dhënë nga Sali Berisha për këtë media, në lidhje me pranimin e padisë i nga Gjykata Korrektuese e Parisit.

Media prestigjoze ?The Washington Times?, bazuar në këtë intervistë shkruan se Berisha ka sfiduar hapur administratën e Bidenit për të treguar prova të pretendimeve kundër tij dhe pohoi se zyrtarët amerikanë do të bënin më mirë të fokusoheshin te rivalët e tij politikë.

Gazeta shkruan se nuk është pranuar të jepen detaje se ku mbështeten akuzat për korrupsion të z. Blinken kundër zotit Berisha edhe pse lidhur me këtë fakt ?The Times? ka pyetur në Departamentin Amerikan të Shtetit.

?The Washington Times?  vijon duke përshkruar Sali Berishën si lider i Partisë Demokratike që rrëzoi regjimin komunist të Shqipërisë dhe si politikanin që ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në.

?Z. Berisha ishte lideri i parë i partisë, në krye të saj pas kryengritjes demokratike të vitit 1990 Ai u shfaq gjatë dekadave të mëvonshme si figura dominuese politike e Shqipërisë, megjithëse me një histori të debatueshme në një vend të njohur për korrupsionin e tij politik në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së punuan ngushtë me zotin Berisha. Ata ndonjëherë madje e lavdëruan atë për iniciativat kundër korrupsionit dhe e vlerësuan atë me futjen e vendit në NATO në 2009 dhe duke lëvizur drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian gjithashtu?, shkruhet në shkrimin e ?The Times?.

?Gjatë intervistës Berisha ka pranuar se korrupsioni ekziston në Shqipëri, por ai e ka luftuar atë gjatë kohës kur ishte kryeministër?-thuhet me tej në shkrim.

Ndër të tjera në intervistë ai pohoi gjithashtu se fëmijët e tij nuk kanë përfituar asnjëherë nga aktivitetet korruptive.

?Pas një karriere 30-vjeçare në politikën e nivelit të lartë, ai dhe gruaja e tij jetojnë në një apartament modest në kryeqytetin shqiptar të Tiranës me vetëm 100,000 euro – afërsisht 120,000 dollarë – kursime pensioni?, shkruan ?The Times?./CNA.al

Gjykata pranon padinë e Berishës ndaj Blinken

Lajmet e fundit nga