LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet axhenda e Berishës/ Qyteti që do ta presë pas Lezhës

29 Tetor 2021, 10:49, Politikë CNA
Zbulohet axhenda e Berishës/ Qyteti që do ta presë pas

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme do të ndalet në qytetin e Lezhës, ku dhe do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të ?Foltores? me demokratët.

Takimi me demokratët do të mbahet, në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës së Lezhës.

Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës të bashkohen në Foltoren: ?Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.?

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar axhendën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit me demokratët e Lezhës.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se takimi i radhës do të jetë ditën e martë në Kamzë.

Ndërsa ditën e premte, me 5 nëntor, Berisha do të jetë në Lushnje.

Kujtojmë këtu se lëvizja e Berishës ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Dibër dhe Berat, në Kavajë, ndërsa sot do të ndalet në Lezhë./CNA.al

Lajmet e fundit nga