LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri e paditi për shpifje/ Reagon Bardhi: Mezi po pres

29 Tetor 2021, 12:22, Politikë CNA
Gjiknuri e paditi për shpifje/ Reagon Bardhi: Mezi po pres

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar pas padisë në gjykatë nga deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se mirëpret çdo padi ndërkohë që i qëndron deklaratës së mëparshme duke përsëritur akuzat ndaj Gjiknurit.

?Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.  Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.  Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.   E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012?- shkruan Bardhi./CNA.al

Akuza për përfshirje në aferën e inceneratorëve/ Damian Gjiknuri padit Gazment Bardhin

Lajmet e fundit nga