LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

21 Shtator 2021, 10:05, Politikë CNA
Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe

Erion Braçe, zëvendëskryeministri i cili u bë lajm ditët e fundit, pasi përmbysi karrigen në kryeministri, është ndalur tek Vettingu.

Sipas tij Vetingu është interes publik, jetik dhe drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve të zakonshëm.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke hedhur dritë mbi prapaskenat me kryeministrin Edi Rama por pa i përmendur emrin.

? Na është kërkuar që të jemi të qetë, të mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, luftë etj; po a mjafton kjo?

 Ka një mendim te gabuar se paqja vjen kur mbaron Lufta. Në fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi?, shkruan Braçe

Sipas tij, Partia Socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t?u mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik.

?Është në nderin tonë – të rienergjizojmë Reformën në Drejtësi, ta shtyjmë përpara në të njëjtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, të çojmë Vetingun e prokuroreve e gjyqtarëve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht

 Ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerëzit;

 Ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme?, shkruan ndër të tjera Braçe.

Ky i fundit ëhstë kujtuar sot të flasë për drejtësi dhe paqe.

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Erion Braçe flet si opozitar pasi la karrigen/ Ç?bëri 4 vite?

Lulzim Basha, si ministër i Marrëdhënieve me Opozitën, në qeverinë ?Rama 3?

 

Lajmet e fundit nga