LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strazimiri: Vendimi i Bashës nul, Berisha është zëri i qytetarëve

20 Shtator 2021, 20:19, Politikë CNA
Strazimiri: Vendimi i Bashës nul, Berisha është zëri i

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka folur për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

I ftuar në Syri tv, Stazimiri theksoi se vendimi i Bashës është nul, duke shtuar se Berisha është maja e diamantit antikorrupsion në vend dhe njeriu më denoncues, si nga socialistët, ashtu edhe nga demokratët.

?Asnjë kryetar nuk e ka pasur këtë kompetencë. Vendimi është nul dhe Berisha është anëtar i Grupit Parlamentar të PD. Të dalësh e të thuash kam ?vrarë? një njeri, atë që është më i madhi, është vrasje gjakftohtë, për më tepër kur vetë dëshmon se asnjë akuzë nuk qëndron.

Po shkelet statuti i PD. Nëse Berisha paska qenë i korruptuar, Basha që ka qenë ministër na paska qenë jo i korruptuar. Kjo është e pamundur. Sali Berisha është zëri i qytetarëve, media e tij është më e rëndësishmja në vend. Nuk besoj se ka njeri që beson Bashën?, deklaroi Strazimiri.

Lajmet e fundit nga