LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni "Ruli" jashtë loje/ Basha "i hedh poshtë" punën, kërkon emra të tjerë për deputetë

21 Shkurt 2021, 18:40, Politikë CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme në selinë blu drejtuesit politikë të qarqeve, ku kanë diskutuar mbi planin e PD-së dhe mënyrat se si duhet t?i shpjegohen qytetarëve programet e prezantuara gjatë ditëve të fundit.

Drejtuesit politikë kanë raportuar për punën e tyre në terren dhe më pas kanë diskutuar për ngritjen e shtabeve elektorale në të gjithë vendin.

Mësohet se Basha ka dhënë një urdhër për drejtuesit politikë, me të cilin ka shpërfillur totalisht punën e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në PD.

Kreu i opozitës i ka kërkuar drejtuesve politikë të gjejnë individë të spikatur dhe me shumë mbështetje që të mund t?i propozojnë për deputetë, në mënyrë që të marrin sa më shumë vota.

Kështu ai hedh poshtë punën disa mujore të Komisionit të Vlerësimit, duke vërtetuar se ata ishin vetëm një mënyrë për tu justifikuar para popullit dhe për të hequr përgjegjësinë e listave nga vetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga