LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi i Lulzim Bashës, kundër Lulzim Bashës

21 Shtator 2021, 08:40, Politikë CNA

Pas vendimit personal të Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish-kryeministrit dhe ish-pesidentit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, demokratët duket se kanë ?shpërthyer? në revolta dhe zemërim kundër Lulzim Bashës, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Në një vëzhgim të bërë në faqen zyrtare të Lulzim Bashës në rrjetet sociale, si dhe faqen zyrtare të Partisë Demokratike, vihet re qartësisht se të paktën 80% e demokratëve janë kundër Lulzim Bashës.

Nuk po flasim për komentet e Lulzim Bashës, përjashtimin e Sali Berishës, qëndrimin ndaj demokratëve, apo deklaratën e djeshme ku shprehej se baza e PD-së, është anti-amerikane.cna lajme politike

Thjeshtë dhe vetëm po marrim komentet nëpërmjet të cilave demokratët kanë shprehur revoltën e tyre.

Nuk po marrim komentet në faqe të tjera, as në CNA.al, por vetëm komentet që janë bërë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike dhe në faqen zyrtare të Lulzim Bashës, që prej datës 9 shtator, ku nëpërmjet një video të regjistruar më parë në zyrën e tij, shpallte vendimin personal për përjashtimin e Sali Berishës, nga Grupi Parlamentar.

Dhe nëse do të shikosh me vëmendje, shumica e atyre që komentojnë janë militantë të Partisë Demokratike, njerëz që kanë mbështetur Lulzim Bashën në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme.

Në faqen e tij personale, Lulzim Basha prej katër ditësh nuk ka postuar asgjë. Por, në postimin e tij të fundit, që mban datën 17 shtator, 80% e komenteve janë kundër Lulzim Bashës. Për më tepër nuk kanë munguar edhe fyerjet dhe sharjet në drejtim të tij.

Janë gati një mijë komente, ne po sjellim një pjesë megjithëse shumë komente janë fshirë nga përdoruesit e faqes së tij, që administrohet nga familja e Bashës dhe një call center brenda selisë së PD. Dhe ajo që vihet re është mjaft e qartë. Rezulton se mbi 80% e militantëve të PD, janë kundër Bashës.

Ka sulme sharje fyerje e deri në denigrim të tij. Dhe kjo ndodh për çdo postim të bërë nga Lulzim Basha në faqen e tij dhe në faqen zyrtare të PD-së.

Kulmi ka qënë dje kur Basha tentoi të fliste nëpërmjet faqës së PD, pra tëntoi të fshihej pas logos.(Lexo këtu

Janë qindra-mijëra komente kundër Bashës, kundër qëndrimeve të tij dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ky është sondazhi më i mirë më i pastër dhe më i qartë kundër Lulzim Bashës.

Edhe pse një pjesë e madhe e komenteve janë fshirë nga familjarët e tij dhe call centerat në PD, ai nuk mund të fshijë çdo koment. Nuk mund të fshijë 80% të shumicës së demokratëve, ashtu siç e tha ai vetë dje se 80% është kundër vendimit për përjashtimin e Sali Berishës.

Pra, fakti është se vetë Lulzim Basha deklaron se 80% e demokratëve është kundër tij.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Fakti tjetër është se 80%-90% e militantëve të PD, komentojnë kundër Lulzim Bashës duke e sulmuar, sharë dhe denigruar.

Fakti është se militantët e PD-së, fyejnë e sulmojnë Lulzim Bashën në faqen e tij personale, por edhe në faqen zyrtare të PD. Dhe bëhet fjalë për militantë që po ti ndjekësh me vënendje janë mbështetës të fushatës së PD dhe Bashës sot në shumicë janë kundër tij.

Për më tepër ka edhe njerëz që duan të shprehin revoltën e tyre dhe shkruajnë mos na fshini komentet. Stafi e ka të pamundur ti heqë të gjitha.

Ky është sondazhi më i mirë. Nuk ka nevojë për kompani, as për analizë. 

Sonazhdi jep shifra të frikshme kundër Bashës. Lulzim Basha mjafton të lexojë ndjekësit e tij për të kuptuar ç’duhet të bëjë.

Komentet i gjeni në galerinë më poshtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga