Connect with Us

Lulzim Basha, si ministër i Marrëdhënieve me Opozitën, në qeverinë “Rama 3”

Politikë

Lulzim Basha, si ministër i Marrëdhënieve me Opozitën, në qeverinë “Rama 3”

Publikuar

-

cna news, cna lajme politike, lajme cna

Mund të duket e pabesueshme, teori konspirative, por javët e fundit, qartazi është dukur se në krye të Partisë Demokratike, të Opozitës, në vend të një lideri politik që lufton kundër Qeverisë, kemi një njeri që mezi priste të merrte postin e tij. Pra, rolin që do të mbante në mërrëdhënie me Qeverinë “Rama 3”.

Basha këtë na e tha dje, menjëherë pas Asamblesë së PS-së, por na e tha edhe dy ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku u zgjodh Kryesia e re e PD-së dhe anëtarët e saj.

Duket qartazi. Dy krahasime që nuk kanë nevojë për shumë dyshime. Por, janë fakte.

Dje Rama në një fjalim të gjatë, sulmoi qeverinë e tij, akuzoi drejtorët e tij dhe pasi iu dha shumë “shuplaka”, vendosi të mbante më shumë se 60% të qeverisë, të ndryshonte disa ministra, kryesisht femra. Të vendoste një rekord botëror, duke pasur qeverinë me më shumë zonja në botë dhe të ecte përpara.

E ndërkohë që pritej reagimi i Lulzim Bashës, ai ishte sikur Lulit ti ishte lexuar emri për ministër.

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicionBasha nuk thoshte asnjë fjalë për kabinetin e tij qeverisës. Asnjë fjalë për ministrat e rinj, asnjë fjalë për sekretariatin e ri që kishte ndërtuar Rama në PS, duke e emëruar të gjithin, ku përfshihen shumë personazhe, të cilët kanë qënë pjesë e dosjeve pretenduese të Partisë Demokratike në këto tetë vite dhe të Lulzim Bashës.

Por, ky i fundit reagoi si të ishte një ministër i Edi Ramës. Ai tha vetëm disa fjali në një postim në rrjetet sociale, duke përdorur thjeshtë dhe vetëm raportin e OSBE-ODIHR-it, për shkeljet në zgjedhje.

Por, historia e shkeljes në zgjedhje, tashmë ka kaluar. Edi Rama është në qeveri, është në pushtet.

Parlamenti mblidhet javën tjetër. KQZ-ja ka shpallur rezultatet. Pretendime të tilla në raporte do të ketë gjithmonë. Edi Rama i shtriu dorën, Lulzim Basha hodhi “shaminë” e tij kur mblodhi Këshillin Kombëtar, ku ndryshoi drejtimin nga një “masakër zgjedhore”, na tha publikisht që ishte i gatshëm të bënte Reformën Administrative, Kushtetuese, dhe atë Zgjedhore, me qeverinë.

Pra, të bashkëqeveriste me Edi Ramën në parlament, nëpërmjet reformave.

Këtë tha edhe Edi Rama dje dhe këtë bëri edhe Lulzim Basha me reagimin e tij.

LEXO EDHE:  Basha: Rama prej 5 vitesh vendos kush e merr ndihmën ekonomike. Fshihet si skuth...

Qartazi bashkëpunimi duket në dy aspekte. Tek fjalimi i Edi Ramës, tek qëndrimi i tij dhe tek reagimi i Lulzim Bashës dje.

Por, edhe qëndrimi i mbajtur të hënën nga vetë Lulzim Basha dhe heshtja e Partisë Socialiste, duke iu përgjigjur ngadalë dhe pa nxitim.

Dje qartazi Rama tregoi dorën e tij të shtrirë. Nuk ka një bashkëqeverisje me ministra në qeveri. Por, ka një në krye të Opozitës, një “ministër” të Edi Ramës për marrëdhëniet me të, dhe ngushtësisht bashkëpunim në parlament, për Reformën Zgjedhore, si justifikim për humbjen katastrofike të Lulzim Bashës, që ai të sigurojë karrigen e kryetarit të PD-së dhe nga ana tjetër, një Reformë Administrative që mund t’i japë disa bashki më shumë sërish Lulzim Bashës. Dhe në fund ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, të cilat do të duan dakortësinë e të gjithëve.

Palët po ecin përpara. Qeveria “Rama 3” u formua. Tashmë ka ministër për Marrëdhëniet me Opozitën, Lulzim Bashën. Marrëdhënia duket se do jetë e shëndetshme. Do të kemi një opozitë me një gjuhë më të butë, më të dashur.

Një opozitë që do të tentojë të marrë maksimumin nga ajo që pritet të bëjnë në parlament. Por, do ti duhet nja gjashtë muaj, ndoshta dhe një vit që të fillojë të sulmojë ministrat apo kabinetin e Ramës, pasi do ta ketë shumë të vështirë, sepse pjesë e këtij kabineti është dhe vetë Lulzim Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Rreziku është i madh”/ Tritan Shehu “nxjerr zbuluar” Ramën: Ka vetëm një zgjidhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti I PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit për krizën energjitike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se Rama duhet t’iu tregojë shqiptarëve se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë here.

Duke iu referuar edhe menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19. Tritan Shehu shkruan se Rama e çoi vendin në greminë.

Po ashtu ai thekson se për këtë situatë të krijuar në vendin tonë, nuk ka tjetër “mjekim”, por vetëm një zgjidhje që sipas tij është largimi i Ramës.

Sot, Rama kur thote: “kriza” energjitike, goditje si Covid, duhet të shpjegoje se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë herë.

Se me Covid-in deri tani na ka bërë ta “paguajmë” me 16 mijë të vdekur, mbi 150 M.Euro të paguara nga xhepi i qytetarëve, shëndet të shkatërruar.

Edhe “fushatën” Covid e filloi një ditë duke projektuar “kodra me varre”, autokolona me arkivole, tanke e autoblinda nëpër rrugë…..pastaj zhdukje, fshehje,”avullim” të tij!

Dhe në fakt e shpuri vendin deri aty, deri në “greminë” me keqmenaxhimin e tij.

Kështu tashmë kemi arritur në “majën” e Botës për numrin e viktimave, për mjekët e humbur, dëmin shëndetësor e ekonomik të qytetarëve.



LEXO EDHE:  “Po humbasim njerëz”/ Rama ngre alarmin: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu tregon momentet që sollën krisjen e marrëdhënieve me Bashën

Dhe për këtë “krizë” kështu doli, një të djelë, duke ndjellur më të eqen, duke bërë Kasandrën.

Pra realisht rreziku është i madh:

Por këtë herë jo nga “kriza” reale, por nga ajo, që Rama ka në mendjen e tij, ka në projeksionet e tij.

Në atë që ky Kryeminister e Qeveri e dështuar, në amulli e coroditje të plotë, kërkon t’i ofrojë përsëri shqiptarëve.

Për të keqen e tyre!

Dhe kjo do vazhdojë deri sa ky regjim të shembet.

Tjeter “mjekim” nuk ka, as “ilace”, as “vaksina”.

Duhet vetëm “kirurgji”, dhe shumë e gjerë kjo!”-shkruan Tritan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ku do e klasifikojë Kuvendi, Berishën, pas vendimit të Bashës?/ Nikolla sqaron gazetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë një takimi me gazetarët, ku ka premtuar trasnparencë, është pyetur edhe për ish kryeministrin Sali Berisha, për pozicionin e deputetit.

Pasi Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtim.

Nikolla ka thënë se nuk është vetëm pa Berisha por janë tetë deputetë pa grup dhe selici prej tyre mund të thotë me shkrim se në cilin grup kërkon të bëjë pjesë.



LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me bursat e studentëve?/ Rama sqaron edhe hapjen e kufijve

LEXO EDHE:  Ironia e Avokatit/ Pesë arsye pse Basha e meriton të jetë President i Rilindjes

“Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se çdo deputet e thotë me shkrim grupin që do të jetë pjesë, dhe janë kryetarët e grupeve parlamentare ata që bëjnë grupin. Grupi e ka nxjerrë jashtë zotin Berisha dhe funksionojnë si deputet pa grup parlamentar, Zoti Berisha nuk është i vetmi, janë 8 deputetë që nuk kanë grup parlamentar”,  është shprehur Nikolla./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpëtimi i Alvin Berishës nga kampi i ferrit/ Nderohet “heroi” i shqiptarëve 

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot Gjeneral Major Abbas Ibrahim, Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë ka shprehur mirënjohjen për Gjeneral Major Abbas Ibrahimin.

Gjeneral Major Abbas Ibrahimi

Ndërsa risolli në vëmendje shpëtimin e Alvin Berishës, nga kampi Al Hol në Siri, Rama tha se operacioni u krye me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Rama theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri,  të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

Të gjithë e mbani mend operacionin e jashtëzakonshëm për shpërtimin e Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe thirrjeve të mijëra shqiptarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.



LEXO EDHE:  Fton Ballën për përballje/ Basha “ultimatum” Rakipit

LEXO EDHE:  Miratohet fondi/ Banorët e parë që marrin lekët e rindërtimit

E kemi këtu për ta nderuar me mirënjohjen tonë.

Po ashtu edhe shpëtimi i pesë fëmijëve të tjerë dhe më pas shpëtimi i 14 fëmijëve dhe pesë nënave, u realizua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Dhe sot e gjithë ditën që përpjekja vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr lidhet me emrin e Gjeneral Abbas Ibrahimit.”-tha Rama.

Ndërsa duke u ndalur tek shqiptarët në Siri, Rama tha se “Baballlarë të qorruar nga ekstremizimi morën në qafë fëmijët dhe familjet e tyre”./CNA.al

LEXO TE PLOTE