LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fieri i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha: T'i tregojmë vendin, sot është koha për mision

21 Shtator 2021, 17:09, Politikë CNA
Fieri i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha: T'i

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të sotëm me demokratët në Fier, ka vijuar akuzat e forta në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Para mijëra simpatizantëve demokratë në Fier, Berisha ka deklaruar se sot është koha për mision, si në vitin ?91, për të çuar PD-në, drejt fitores.

?A jeni për tu shkelmuar apo do ti tregoni vendin kryetarit?

A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari një peng sharlatan që kërkon t?iu imponojë vendime anti demokratike anti shqiptare?-iu drejtua Berisha, demokratëve.

Më tej, ai sfidoi publikisht Lulzim Bashën, ndërsa tha se ?Pse nuk vjen kryetari të arsyetojë, sic arsyetojmë së bashku.  

I thërret kryesitë në Tiranë.

Po pse nuk shkon në rrethe. Duhet të shkosh ti në rrethe e të takohesh me ta.

Ju ftoj të bëhemi misionarë si në 91, të ngremë opozitën e goditur shumë rëndë nga pengmarrjet dhe pabesitë, të shkojmë të sigurtë drejt fitores drejt të ardhmes?./CNA.al

Lajmet e fundit nga