LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha “ironizon” rëndë Bashën/ “Më mirë qiri i fikur se i fëlliqur”

21 Shtator 2021, 16:42, Politikë CNA
Berisha “ironizon” rëndë Bashën/ “Më

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.

Berisha ka deklaruar se asnjërit nuk i kishte shkuar në mendje se kryetari i PD, i marrë peng, do të merrte vendimin për përjashtim e tij pa pyetur asnjë njeri.

Ai ka ironizuar rëndë Bashën duke thënë se është më mirë një qiri i fikur, sesa një qiri i fëlliqur.

 ?Ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Lulzim Bashën, por edhe ato që nuk e kanë mbështetur Lulzim Bashën, ju them se më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha.

Ju keni mbështetur kryetarin e PD. Asnjërit nuk i shkonte në mend se kryetari , do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, të dilte me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD. Unë ju jap fjalën e nderin se e kam kryeput për Partinë Demokratike dhe anëtarësinë e saj këtë lëvizje. Më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur”, thotë Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga