LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet skenari/ Si Nikoll Lesi po i shërben Lulit, pas urdhërit nga Rama

21 Shtator 2021, 13:22, Politikë CNA

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur ishte gati të vinte kokën në ?sëpatë?, për Ilir Metën, apo që shikonte ëndërra me fitore për Bashën, së fundi duket se ka ?kapërcyer ylberin?.

Në disa shkrime të njëpasnjëshme, të publikuara në gazetën e tij, Nikoll Lesi duket qartë se e ka ?dredhur? sërish, dhe është vënë në shërbim të Ramës. Biles ka arritur deri aty sa ta quajë ?hero? që i shpëtoi shqiptarët nga virusi apo nga pasojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019, e të tjera si këto, apo nuk ka kursyer lavdet për Qeverinë “Rama 3”. 

Pasi shpalli ?armik? me Metën dhe u bë Ramën, tani me urdhër të këtij të fundit ka filluar edhe mashtrimet dhe intrigat publike, për t?i shërbyer Lulzim Bashës.

Ato që shkruan Lesi, duket të jenë intriga dhe mashtrime publike, jo vetëm për disa klikime por edhe për të nxitur reagime publike, ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Skandali i parë, ose gënjeshtra e parë publike, ishte se sipas Nikoll Lesit, Basha ka shtuar rojet se i kërcënohej jeta, pas vendimit për përjashtimin e Berishës.

?Mësohet se shtëpia e tij dhe vila ruhen me përforcime të forta nga Policia dhe forcat speciale. Po ashtu edhe kur lëviz me makinë ka shoqërim nga makina policie dhe me targa civile të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë urdhëruar të qëllojnë këdo që cënon jetën e shefit të selisë blu.

Kryeministri Rama ka thërritur ministrin e brendshëm duke e urdhëruar që duhet ruajtur me çdo kusht jeta e Lulzim Bashës.?-shkruante Nikoll Lesi, disa ditë më parë.

Në fakt gënjeshtra të tilla nuk i beson as dreqi.

CNA.al ka pyetur në Policinë e Shtetit dhe burime zyrtare i thanë se ska asnjë kërcënim dhe as truproja të shtuara për Lulzim Bashën. Pra, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra mediatike.

Në fakt, Nikoll Lesi e di shumë mirë, se Berisha e kishte nxjerr Lulin me shkelma nga selia. Por, Doktori nuk kërkon konflikte. Ai kërkon një proces demokratike dhe votime demokratike brenda PD-së.  

Lulin e nxjerr për leckash nga selia e PD-së edhe Gaz Bardhi, po ti thotë Doktori.

Por, në asnjë rast nuk i kërcënohet jeta Lulzim Bashës.

Por, ndërkohë sot Nikoll Lesi ka gjetur një tjetër shpikje. cna lajme politike

Duke vazhduar gënjeshtrat e tij të radhës, në shërbim të Lulzim Bashës, pasi në rastin e parë tentoi ta bënte ?viktimë?, tani tregon skenar të dhunshëm.

?Këtu do të jemi kur të rrethojnë selinë demokratët e Saliut, do hyjnë brenda oborrit të PD-së. Luli do ikë nga pas godinës. Do të jetë skenar tragji-komik?është shprehur Nikoll Lesi, dje në një studio televizive.

Lulin s?ka nevojë ta vrasë njeri as ta rrafë, mund ta nxjerrësh për veshi nga selia. Kjo pasi nuk ka parti. Nuk ka njeri që e mbështet Lulin. Ky i fundit vetë e tha një ditë më parë, se 80% ishin me Doktorin dhe ai do ta ndalonte këtë grupim anti amerikan, sikurse e cilësoi ai, që do mblidhte Kuvendin.  

Përplasje mund të kishte pasur ditën e parë. Por, Doktori ka zgjedhur të takojë demokratët. Ai po zhvillon takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, Korçë, e kudo që ka demokratë.

Por, Nikolla dhe Rama, ata që duan Lulin në krye të PD-së, duhet të kuptojnë se nuk ka kush e mbron për shkak se gjithë partia është kundër tij.

Jo ti shtojë bodigardët, por edhe sikur gjithë Gardën apo gjithë Policinë e Shtetit të marrë, nuk qëndron dot në PD se nuk e duan njerëzit. Ai vetëm mban përkohësisht vulën e partisë.

E gjithë kjo parti po tregohet e duruar e pjekur dhe me rregulla qartësisht statutore, po kërkon të largojë kryetarin uzurpues.

As nuk i ndodh gjë Lulit, as nuk e sulmon kush Lulin, as ska pse shton bodigardët. Në fakt mirë do ishte të shkonte dhe të dëgjonte takimet e Doktorit, dhe të kuptojë që duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë. Se me skenarët e shkruar nga Nikolla, në media të sponsorizuara nga kryeministri, nuk e mban dot karrigen.

Lulzim Basha nuk bën dot rolin e viktimës, kur për tetë vite ka pasur rolin e ?kasapit politik? në Partinë Demokratike./CNA.al

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ?Basha nën masa të rrepta sigurie?

?Rama fiton sërish zgjedhjet?/ Nikoll Lesi bën parashikimin, mesazhi për Bashën dhe Metën  

Nikollë Lesi “spiunon” Metën/ ?Erdhi direkt nga Lalëzi në Tiranë për të dekretuar Ramën si kryeministër?

Lesi zbardh prapaskenat nga sherri në PD/ ?Basha nën masa të rrepta sigurie?

Nikoll Lesi zbulon skemën e fshehtë/ Paralajmëron qeverinë Rama-Basha

Lajmet e fundit nga